Pollo: “Do te nderhyj per ndeshkimin e autoreve”
Ministri i Arsimit dhe Shkences, Genc Pollo, ka premtuar se do te interesohet prane policise dhe prokurorise qe fajtoret per rrahjen e mesuesit Pavli Prifti, te mos mbeten pa u ndeshkuar sipas ligjit. Gjate vizites qe i ka bere dje ketij pacienti, Pollo tha se “ne do te mbrojme shkollen, mesuesit, nxenesit nga huliganet, por edhe nga kultura e dhunes”. Ministri i uroi drejtorit te gjimnazit sherim te shpejte dhe i siguroi perkrahjen e tij dhe te shtetit si dhe denoi ashper agresoret. “Ne nuk mund te rrime sy e veshmbyllur kur dhunohet verberisht mesuesi”, tha Pollo per mediat, pasi u largua nga shtrati i te semurit. Mesuesi ne nje nga shkollat e Pogradecit, Pavli Prifti u sulmua dhe u plagos rende nga huligane ne ambientet e shkolles.