E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skadon afati, sivjet s’ka part-time

Dje ka skaduar afati qe Ministria e Arsimit u kishte vene fakulteteve per te dorezuar programet e reja te studimeve me kohe te pjesshme, ne perputhje e Karten e Bolonjes. Burime nga Ministria e Arsimit deklaruan se deri dje, pasdite, asnjeri prej ketyre fakulteteve nuk ka dorezuar dosjen me propozimet dhe programet e reja. Kjo ka mundesi te coje ne deshtimin e sistemit part-time per vitin akademik 2007-2008, ndersa para nje viti, ne kete periudhe gjithcka kishte mbaruar. Studentet jane gati te fillojne sezonin e provimeve, ndersa ende nuk ka asnje udhezim apo shpallje konkursi per ata qe duan te kryejne studimet e larta me kohe te pjesshme. Kesisoj, rreth 3 mije kandidate, qe duan te nisin studimet e larta ne sistemin part-time, rrezikojne te mbeten pa shkolle. Kjo per shkak se komunikimi midis Ministrise se Arsimit dhe universiteteve, pothuajse nuk ekziston. Vetem pak dite me pare, MASH deklaroi se do te miratonte kuotat me kohe te pjesshme vetem per ata fakultete qe riformatonin standardet e ketij cikli studimesh, por rektoret e universiteteve thone se nuk jane ne dijeni te ndonje vendimi te tille. “Ne universitet nuk ka mberritur ndonje kerkese e tille. Ne po presim te miratohen propozimet qe kemi derguar”, u shpreh para se te jepte doreheqjen rektori i Universitetit te Tiranes, Shezai Rrokaj. Ngerci, qe ka perfshire marredheniet midis universiteteve dhe Ministrise se Arsimit, rrezikon te kete nje kosto mjaft te rende per ata qe duan te nisin studimet me kohe te pjesshme. Nuk jane pak, por plot tre mije kandidate, qe prej disa javesh, presin nje vendim per nisjen e procedurave te regjistrimit ne kete cikel studimesh. Por qe, me sa duket, kete vit akademik rrezikon te deshtoje. Shkak per kete eshte bere nje vendim i Keshillit te Arsimit te Larte dhe Shkences (KALSH) qe vetem disa dite me pare u sugjeroi fakulteteve te pershtatin kurrikulat e part-time me ato me kohe te plote, te percaktoje numrin e krediteve dhe oret e mesimit qe duhet te ndjekin studentet e ketij sistemi, ne menyre qe te kene nje diplome ekuivalente. Ministria e Arsimit deklaroi se do te miratonte kuotat vetem pasi fakultetet te sillnin kurrikulat te riformatuara. Ndersa ish-dekani i Ekonomikut, Dhori Kule, pati deklaruar se propozimi i ministrise vlen per ato universitete qe nuk e vleresojne sistemin part-time, ndersa ne Fakultetin Ekonomik ka kohe qe kurrikula e ketij cikli studimesh eshte pershtatur me ate me kohe te plote.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›