E Shtunë, 31 Tetor 2026

Flet fqinja: “E pashe kur i ngulen thiken”

Deshmitaret e shumte ne vendngjarje, per shkak te popullimit te zones, ku ndodhi ngjarja, si dhe afersia me spitalin, kane bashkepunuar me policine ne dhenien e informacionit. Nje nga banoret e zones, qe kishte pare ngjarjen, thote se ishte e cuditshme dhe ndodhi shume shpejt gjithcka. “Pirro ishte ne pergjithesi shume i qete, tregon Resmija. Kur i biri, po zihej me Indritin, Pirro doli nga dyqani, dhe nuk arriti te thote asgje. Sa u afrua, Indriti i nguli thiken ne bark”. Fqinja tregon se ne momentin e pare nuk e kuptoi pse 54-vjecari ra pertoke. Vetem kur adoleshenti i nguli thiken per here te dyte, Resmija kuptoi gjithcka. “Keta adoleshentet e sotem jane kriminele, thote e indinjuar dhe me lot ne sy, Resmija. Indriti iku me vrap, nuk e pame me, ndersa Pirro ngeli ne mes te sheshit i mbuluar ne gjak”. Fqinja tregon se disa minuta me vone ne lagje u perhap lajmi se fqinji i tyre kishte nderruar jete.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›