E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja e Dafines, kapet Dan Hutra

Emigranti 25-vjecar Dan Hutra, i dyshuar si autori i vrasjes se bashkeshortes se tij, Dafina Havalja, eshte arrestuar dje nga uniformat blu te Qarkut te Kukesit. Drejtori i Policise se Qarkut te Kukesit, Muharrem Furriku, tha dje se “25-vjecari Dan Hutra u ndalua rreth ores 14:30 te dites se sotme (dje), teksa po udhetonte me nje furgon ne drejtim te qytetit te Kukesit”. Sipas tij, ne momentin e ndalimit, Hutra nuk i ka kundershtuar forcat e policise. Ai akuzohet per vrasjen me thike te vajzes, me te cilen ai bashkejetonte ne nje banese me qira ne nje lagje te Tiranes. Ai eshte shpallur ne kerkim ne fillim te kesaj jave, pasi nga te dhenat paraprake te grupit hetimor ka rezultuar se Hutra eshte autori i krimit. Sipas deshmise se familjareve te viktimes, dhenderi u ka pohuar ne telefon vrasjen, duke u treguar se ku ndodhej trupi pa jete i Dafines. Familjaret kane treguar se ne momentin e telefonates, Hutra ndodhej ende ne Shqiperi, nderkohe qe policia kishte dyshime te forta se 25-vjecari kishte kaluar kufirin me Greqine. Pavaresisht kerkeses drejtuar Interpolit, per kerkimin e tij ne territorin helen, Policia e Shtetit mesohet se nuk ka reshtur kerkimet edhe ne territorin shqiptar per personin e akuzuar per vrasje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›