Kuvendi, sot vendos për çmimin e tokës

14/03/2005 Konferenca e Kryetarëve do të përcaktojë shqyrtimin e Metodikës në komisione
Konferenca e Kryetarëve, në Kuvendin e Shqipërisë do të diskutojë nesër mbi nisjen e shqyrtimit të Metodikës së pronave, prej komisioneve parlamentare. Burimet kanë bërë të ditur se kryetarët e grupeve parlamentare do të kërkojnë, që drafti në fjalë të kalojë në procedurë të përshpejtuar, pasi vetëm dy javë më parë BE e ka cilësuar çështjen e pronave si elementin më kyç. Deri më tani për këtë çështje është arritur të ngrihen komisionet vendore, si dhe është miratuar rregullorja dhe procedurat që duhet të ndiqen për të kërkuar të drejtën e kthimit dhe kompensimit të pronave. Por vonesa e draftit në Kuvendin e Shqipërisë ka sjellë dhe bllokimin e punës për kthimin dhe kompensimin e pronave. Në rast se nuk do të ketë miratim të formulës së vendosjes së çmimit të tokës nuk mund të ketë nisje të punës për të kthyer dhe kompensuar pronat. Ndaj pritet që nesër kryetarët e grupeve parlamentare të vendosin për të nisur diskutimin përfundimtar të çështjes së pronave. Burimet thanë, se tashmë janë paraqitur kërkesat, për të sqaruar më në detaje formulat e dhëna nga Komiteti Shtetëror, për vendosjen e çmimit të tokës.
Çmimet
Sipas draftit të paraqitur në Kuvend, bazë për vendosjen e çmimit të tokës do të jetë prodhimi që ajo sjell. Të dhënat mbi fitimin në prodhim do të merren nga statistikat zyrtare të Ministrisë së Bujqësisë. Në formulë saktësohet, se për të arritur në çmimin real, fitimi do të shumëzohet me koefiçientin e afërsisë me tregun, të vaditshmërisë, të kushteve të infrastrukturës dhe të vaditshmërisë. Shuma që do të dalë nga shumëzimi i koeficientëve do të sjellë sipas Komitetit të Pronave vlerën reale të një toke. Një formulë e tillë është paraqitur për shkak të mungesës së një tregu të shitblerjes së tokës bujqësore. Ndërsa, në lidhje me tokën truall Komiteti ka parashikuar që çmimi të vendoset prej statistikave, që ofrojnë agjencitë private të shit-blerjes së trojeve. Për këtë do të shërbejë fitimi që marrin pronarët e tokës nga ndërtimet e pallateve shumëkatëshe.
BE
Në takimin e zhvilluar më 24 shkurt kryenegociatori i BE-së me Shqipërinë, Reinhard Priebe, ka shprehur keqardhjen, që ligji për kthimin dhe kompensimin e pronave nuk është zbatuar. Ai ka theksuar, se në takimin e ardhshëm mes Shqipërisë dhe BE-së, kjo pikë do të ridiskutohet. Ndaj, ai ka kërkuar zbatimin e kërkesave që rrjedhin nga ligji i miratuar në muajin korrik të vitit të shkuar.