E Diel, 1 Nëntor 2026

PD kërkon komision parlamentar për privatizimet

14/03/2005  Kuvendi të kontrollojë shitjen e objekteve shtetërore

Partia Demokratike do të kërkojë ngritjen e një komisioni të posaçëm parlamentar për të monitoruar privatizimet në Shqipëri. Në një konferencë të dhënë pak ditë më parë, kryetari i Partisë Demokratike është shprehur, se duhet të jetë parlamenti, që do të kontrollojë proçesin e shitjes së ndërmarjeve private. Shpesh deputetët e PD-së kanë ngritur shqetësimin, se privatizimet po bëhen nga struktura pranë qeveritarëve, ndërsa fondet, po investohen për qëllime elektorale. Madje nuk kanë munguar as akuzat direkte ndaj kryeministrit Faos Nano, siç është rasti i proçesit për privatizimin e Hotel Dajtit, apo për fituesit e Kazinosë së parë në Shqipëri. Duke parë këtë situatë demokratët kanë kërkuar që Kuvendi të jetë monitorues i proçesit të privatizimeve për të garantuar transparencën në marrjen e vendimeve, si dhe në shpalljen e fituesit për blerjen e ndërmarjeve, që kanë kapital shtetëror.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›