E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mediu: Luftuam bashkë për dinjitetin tonë

24/05/2009  Partia Republikane

Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu ka deklaruar nga qyteti i Librazhdi se gjatë katër vjetve të qeverisjes mazhoranca e djathtë arriti të shembë murin e varfërisë dhe atë që ndante shqiptarët me NATO-n. Gjatë një takimi elektoral kreu i PR-së u shpreh se të djathtët ndërtuan shpresën dhe besimin tek e ardhmja. “Ne luftuam bashkë me ju për të realizuar në radhë të parë dinjitetin dhe integritetin tonë dhe tuajin si librazhdas, shqiptarë, dinjitetin tonë kombëtar. Prandaj zgjedhjet e 28 qershorit janë shansi dhe mundësia jonë që Shqipëria të bëhet vend i denjë i Bashkimit Europian”, - tha Mediu gjatë fjalës së tij. Ai tha se tanimë janë përcaktuar prioritetet, duke lënë pas varfërinë dhe duke parë drejt zhvillimit. Duke u ndalur te procesi zgjedhor, Mediu deklaroi bindjen se do të jenë të lira dhe transparente, do të arrijnë standarde të larta, në mënyrë që vota e shqiptarëve të jetë e pakontestueshme. “Këto zgjedhje do të jenë përgjigjja më e mirë për punën e bërë, për arritjet dhe sukseset. Besimi që do të na japin shqiptarët për një mandat të dytë, do të na inkurajojë në luftën e mëtejshme kundër krimit të organizuar, korrupsionit, reformave të suksesshme, në mënyrë që, ashtu siç arritëm të anëtarësonim Shqipërinë në NATO, të anëtarësohemi dhe në BE”, - tha ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›