E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pollo: Shqiptarët, për herë të parë me databazë



Me Regjistrin Kombëtar Civil, shteti shqiptar për herë të parë ka të dhënat për çdo qytetar të tij, në mënyrë të plotë dhe të organizuar. Me një Regjistër Kombëtar Civil unik e të kompjuterizuar, Shqipëria hyn realisht në një periudhë moderne. Zëvendëskryeministri Genc Pollo mori pjesë dje në ceremoninë e organizuar në ambientet e hotelit “Rogner” për prezantimin e Regjistrit Kombëtar të Gjendjes Civile. Ai vuri në dukje rëndësinë e këtij projekti, i cili realizohet në bashkëpunim me qeverinë austriake, OSBE-në dhe Këshillin e Evropës. Gjithashtu, Pollo pohoi rëndësinë e lidhjes së Regjistrit Kombëtar Civil me databazat e tjera, si Qendra Kombëtare e Regjistrimit të Biznesit, Zyra e Tatimeve, ISKSH etj. "Koordinimi i këtyre sistemeve është një projekt shumë i rëndësishëm i qeverisë që do të bëjë të mundur që kushdo të marrë atë që i takon dhe që paraja publike të shpenzohet në mënyrë efikase dhe të drejtë", - tha z. Pollo.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›