E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli: Rama, i vetmi shqiptar kundër vizave



Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, gjatë një takimi me të rinjtë e Parlamentit Rinor Evropian, vuri në dukje se Edi Rama është i vetmi shqiptar që nuk do liberalizimin e vizave. “Unë dua t’ju them gjithsecilit: nuk ka njeri në Shqipëri të mos gëzohet sa herë që flitet për proceset integruese të Shqipërisë në BE, e në mënyrë të veçantë për heqjen e vizave. Ka vetëm një njeri që jo vetëm nuk do, por ankohet çdo ditë dhe para pak ditësh shkoi për të protestuar para Parlamentit Evropian, ku po miratohej rezoluta për përshpejtimin e liberalizmit të vizave për Shqipërinë”, - deklaroi Topalli. Ajo më tej tha se sjellja e Ramës është e papranueshme. “Sot ka dërguar emisarët e tij për të protestuar kundër OSBE-së, për raportin e përshëndetjes së zgjedhjeve më të mira që kemi bërë ndonjëherë. Për të rinjtë, është shokuese sjellja e një politikani që proteston tamam në ditën kur Kryeministri, ministri i Jashtëm i vendit të tij, apo ministrat e BE-së, thonë që vitin e ardhshëm do të heqim vizat”, - tha më tej ajo. Topalli ftoi të rinjtë të marrin pjesë në festimet e 8 dhjetorit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›