Pollo kthen "Sami Frashërin" në shkollë të gjuhëve të huaja
Shkolla e mesme e përgjithshme "Sami Frashri" nga viti i ri shkollor 2008-2009 do të jetë shkollë me seksion dygjuhësh. Vendimi është marrë dje nga ministri i Arsimit, Genc Pollo, i cili nënshkroi një marrëveshje në Tiranë me ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë, Bernd Borchardt.
Seksioni dygjuhësh do të hapet me një ose disa klasa paralele në të gjitha vitet mësimore të kësaj shkolle. Kjo do të thotë se nxënësit që regjistrohen në këtë paralel do të bëjnë të gjitha lëndët e programit në dy gjuhë, shqip dhe gjermanisht. Gjithashtu, brezi i parë i seksionit dygjuhësh duhet të japë provimet e Maturës Shtetërore në shqip dhe gjermanisht. Për këtë qëllim do të ngrihet një grup i përbashkët pune, në përbërje të të cilit do të jenë edhe ministri i Arsimit Pollo dhe ambasadori Borchardt. Sipas Pollos, gjuha e huaj për shqiptarët është e domosdoshme sidomos në këtë shekull. "Duke themeluar një seksion dygjuhësh shqip-gjermanisht në gjimnazin ‘Sami Frashëri‘, mendoj se kemi hapur një dritare dhe një mundësi për një gjuhë të madhe të kontinentit", tha ministri. Në bazë të marrëveshjes, gjermanishtja hyn edhe si lëndë e gjuhës së huaj në shkollën 9-vjeçare "Fan Noli" në Tiranë.
Seksionet dygjuhëshe janë hapur për herë të parë në Shqipëri në vitin 1998 në shkollën e mesme të gjuhëve të huaja "Asim Vokshi" në Tiranë. Deri tani ka seksione dygjuhëshe në anglisht, frëngjisht, gjermanisht dhe italisht.