Prokuroria, dyshohet mjekim i pakujdesshëm
Vdekja e papritur e vajzës 17-vjeçare në spitalin civil në Tiranë, për shkak të kurimit të bajameve, ka vënë në lëvizje prokurorinë dhe policinë e Tiranës, të cilat kanë marrë deklarimet e para. Mjeku Xhevair Hoxhallari ka dëshmuar se ka kryer të gjitha procedurat për kurimin e sëmundjes së vajzës, dhe, nëse do të kthehej në kohë, do të kryente po të njëjtat veprime. Nga ana tjetër, familjarët e Matilda Petritit kanë pohuar për grupin hetimor se vdekja e të afërmit të tyre ka ndodhur për shkak të gabimit të mjekëve dhe në momentet e fundit nuk ka pasur asnjë mjek. Nisur nga dëshmitë e tyre, një grup hetimor ka filluar verifikimet, ku paraprakisht ka hartuar një dosje penale nën akuzat e "hetimit të pakujdesshëm" dhe "mosdhënie ndihme". Akuzat parashikojnë një dënim për bluzat e bardha nga gjobë, deri në pesë vjet heqje lirie, nëse vërtetohen pretendimet e familjes Petriti nga Maliqi i Korçës.
Policia "mbron" mjekët
Ndërkohë, policia e Tiranës ka reaguar 20 orë pas vdekjes tragjike të vajzës nga Maliqi i Korçës, duke "mbrojtur" mjekët, për të cilët deklaron se kanë qenë prezent në momentet e fundit. Në kundërshtim me pretendimet e familjarëve, të cilët deklaronin se gjatë momenteve të fundit nuk kishte asnjë mjek, grupi hetimor i policisë ka sqaruar se ka marrë në pyetje për të përcaktuar pozicionin e tyre dy mjekë otorino laringorol pranë repartit të ORL-së në spitalin "Nënë Tereza", të cilët kanë kryer ndërhyrjen kirurgjikale në Pogradec dhe kanë qenë prezentë në momentet e fundit të jetës së 17-vjeçares. Njoftimi i thatë i policisë "kopjon" shkrimet e mediave, teksa rikujton se "në spitalin ‘Nënë Tereza‘ në Tiranë ka humbur jetën shtetasja Matilda Besim Petriti, banuese në Libonik, Korçë. Dyshohet se 17-vjeçarja ka humbur jetën si pasojë e një hemorragjie". Informacionet zyrtare nga policia vijojnë në kohë, teksa shkruhet se rreth një muaj më parë viktima ka kryer një ndërhyrje kirurgjikale (në bajame) në një klinikë në qytetin e Pogradecit dhe vetëm para dy ditësh ka mbërritur në Tiranë për një mjekim më të specializuar në spitalin francez "Nënë Tereza" në Tiranë. Ndërkohë, specialistët e Seksionit Kundër Krimeve të Jetës dhe Shëndetit pranë policisë së Tiranës kanë grumbulluar të gjitha praktikat mjekësore të viktimës në klinikën e qytetit të Pogradecit. Po ashtu grupi hetimor i ngritur pas ndodhjes së kësaj ngjarjeje, në prezencë të prokurorit të çështjes, ka marrë në pyetje për të përcaktuar pozicionin e tyre dy mjekë otorino laringorol.
Prova kryesore, ekspertiza
Ekspertiza mjeko-ligjore është prova kryesore e prokurorisë dhe policisë për zbardhjen e pretendimeve të familjarëve, të cilët akuzojnë mjekët për mjekim të gabuar. Paraprakisht dyshohet se shkaku i vdekjes së 17-vjeçares është mpiksja e gjakut, ndërsa në raport nuk ka asnjë të dhënë nëse vdekja ka ardhur si pasojë e gabimit mjekësor. Të dhënat nga Mjekësia Ligjore pas autopsisë ndaj Matilda Petritit pritet të kalojnë në Prokurorinë e Tiranës. Kjo e fundit ka marrë deklarimet nga babai i viktimës, i cili ka pohuar se mjeku Xhevahir Hoxhallari i ka deklaruar se hemorragjia e Matildës ishte si pasojë e prerjes së venës. Nga ana tjetër, mjeku ka hedhur poshtë se ka qenë një gabim njerëzor. Duket se çështja do të jetë një "luftë" deklaratash e dëshmish, pasi grupi hetimor dhe Mjekësia Ligjore janë të pafuqishme për të vënë në pranga një mjek, sepse deri më sot ka qenë shumë e vështirë.
KODI PENAL
Mjekimi i pakujdesshëm
Mjekimi i pakujdesshëm i të sëmurëve nga ana e mjekut ose personelit tjetër mjekësor, si dhe moszbatimi i terapisë ose i porosive të mjekut nga personeli mjekësor apo farmacist, kur ka shkaktuar dëmtimin e rëndë të shëndetit, ka rrezikuar jetën e personit ose ka shkaktuar vdekjen e tij, dënohet me gjobë, ose me burgim deri në pesë vjet.
Mosdhënia e ndihmës
Mosdhënia e ndihmës, pa shkaqe të arsyeshme nga ana e personit që me ligj ose për shkak të detyrës detyrohej ta jepte atë, kur si pasojë e saj është shkaktuar dëmtimi i rëndë i shëndetit, rrezikimi i jetës ose vdekja, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë, ose me burgim deri në dy vjet.