Pollo me shoqërinë civile: Bashkëpunim për qeverisje të hapur
Tiranë- Ministri për Inovacionin dhe TIK, Genc Pollo ka zhvilluar një takim me përfaqësues të shoqërisë civile për të diskutar mbi bashkëpunimin e realizimit të planveprimit për Partneritetin për Qeverisje të Hapur(OGP).
Ministri i ka kërkuar shoqërisë civile të kontribuojë në nxitjen e transparencës, fuqizimin e qytetarëve në vendimmarrje, luftën kundër korrupsionit duke shfrytëzuar teknologjitë e reja për të forcuar qeverisjen.
Komiteti Drejtues i OGP-së nuk është i përbërë vetëm nga shtetet themeluese të partneritetit, por edhe nga organizata të shoqërisë civile nga e gjithë bota, si partnerë në këtë iniciativë. Dhe sot në këtë takim ju nuk jeni thjesht të ftuar, unë ju inkurajoj të luani një rol aktiv në këtë nismë të qeverisë shqiptare, të jeni partnerët tanë të barabartë, duke ofruar ide të reja dhe duke na ndihmuar për të marrë vendime më të mira, sidomos në procesin e hartimit të planveprimit tonë për OGP-në.- deklaroi Pollo.
GNP- ja e kryesuar nga ministri Pollo është ngritur në dhjetor të 2011- ës me urdhër të Kryeministrit Berisha dhe ka për anëtarë zëvendësministra të kabinetit qeverisës.
Ky grup pune është duke hartuar një plan veprimi me angazhime konkrete 1-2-vjeçare për një qeverisje më transparente, planveprim që duhet të dorëzohet në OGP në prill 2012.
Kliti Topalli/ IDEA
Shkrime të tjera me interes:
- Analiza vjetore e Inovacionit, Pollo: Internet për çdo qytetar, ulëm çmimet Tiranë- Konkurenca e qëndrueshme, çmime të përballueshme për çdo qytetar...
- ILDKP, nis hetimin për pasuritë e ministrit Pollo Tiranë- Nis hetimi ndaj pasurisë së ministrit Genc Pollo procedura...
- Dixhitalizimi, Pollo: Po hedhim hapa për një hartografi dhe gjeodezi moderne Tiranë- Me ndërtimin e GIS ( sistemi gjeografik i informimit) po...