Ulen temperaturat me 3 gradë Celsius
Moti që na ka shoqëruar javën e kaluar ishte i qëndrueshëm dhe i ngrohtë. Temperaturat kanë qenë relativisht konstante dhe pa ndryshime të mëdha. Vjeshta e dytë, që i takon muajit tetor, ka pasur kryesisht temperatura mesatare dhe me vlera konstante.
Jemi veshur lehtë për shkak të temperaturave të favorshme dhe motit të kthjellët. Ndërkohë, sinoptikanët bëjnë të ditur se gjatë javës së ardhshme vendi do të përfshihet nga temperatura më të ulëta. Sipas sinoptikanëve të Institutit të Parashikimeve "Meteoalb", rënia e temperaturave do të jetë nga 2 deri në 3 gradë. Rënia do të përfshijë të gjithë territorin e vendit.
Sakaq, dita e sotme pritet të ketë mot të kthjellët dhe të qëndrueshëm. Sot temperaturat pritet të ruajnë vlera konstante, ashtu si ditët që shoqëruan javën që lamë pas. Sinoptikanët sqarojnë se uljet e temperaturave do të ndihen kryesisht në zonat malore, ku pritet të ketë kalime vranësirash dhe reshje të dobëta shiu. Sipas meteorologëve, dita e sotme do jetë kryesisht e kthjellët, por gjatë pasdites do të ketë kalime vranësirash të lehta. Era do të fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det, duke arritur shpejtësinë maksimale 55 km/h. Drejtimi i saj do të jetë Verior - Verilindor. Kjo do të bëjë që në det të ketë dallgëzim deri në 4 ballë.