Sigurimet,mblidhet Forumi ballkanik
Mbahet në Slloveni Forumi i Dytë Ballkanik për Sigurimet Shëndetësore. Në këtë takim nga vendi ynë merrnin pjesë përfaqësues të lartë të ISKSH dhe Këshillit Administrativ. Nisma e këtij Forumi, i cili pritet të ketë vazhdimësi, u ndërmor nga Shqipëria vitin e kaluar. ISKSH organizoi Forumin e Parë Ballkanik në fushën e Sigurimeve Shëndetësore, i cili u pasua nga Sllovenia. Fokusi i Forumit të Dytë Ballkanik ishte reforma spitalore bazuar në informatizimin e të dhënave. Sistemi i përllogaritjes së kostove për diagnozë (sistemi DRG) u vlerësua si elementi kyç i kësaj reforme në vendet e rajonit. Sipas ISKSH, vendi ynë ka nisur tashmë matjen e DRG në disa shërbime në Spitalin e Durrësit dhe me shtrirjen e skemës në të gjithë shërbimin, do të mundësohet nisja e matjes së DRG edhe në Spitalet e tjera. Shtete si Turqia, Kroacia, Sllovenia etj., tashmë aplikojnë më së miri këtë sistem, duke bërë të mundur racionalizimin e kostove e në këtë mënyrë eficiencën në përdorimin e fondeve.