E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjedhjet parlamentare në Hungari, fitojnë të djathtët

Në Hungari konservatorët rimarrin pushtetin pas 8 vjetësh në opozitë. Aleanca e Demokratëve të Rinj (FIDESZ) fitoi 53% të votave në zgjedhjet parlamentare të së djelës, socialistët 19% dhe e djathta ekstremiste Jobbik 17%. Për herë të parë në parlament u fut edhe e Partia e majtë Ekologjiste, duke fituar më shumë se shtatë për qind të votave.

Sipas llogarive të deritanishme, Aleanca FIDESZ me 386 mandatet e saj, do të ketë në parlament jo vetëm shumicën absolute për krijimin e qeverisë, por edhe dy të tretat e mandateve.

Raundi i dytë pas dy javësh do të mbahet vetëm në ato rrethe ku në raundin e parë dje nuk ka pasur një fitues të qartë.

Em/Ma

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›