E Shtunë, 31 Tetor 2026

Varrimi i Montazerit shndërrohet në protestë

Mijëra iranianë morën sot pjesë në varrimin e klerikut më të njohur disident në Iran, i cili ndërhyrjet e qeverisë kundër protestuesve në Iran i kishte cilësuar si vepër të despotëve, të uritur për pushtet.

Autoritetet iraniane pamundësua pjesëmarrjen e medieve në varrimin në qytetin e shenjtë Kom të Ajatollah Hossein Ali Montazeri, i cili vdiq të dielën në moshën 87 vjet.

Por dëshmitarët theksuan se shumë pjesëmarrës në varrim klithën slogane si “Vdekje diktatorit”, duke shprehur kështu pakënaqësinë e tyre ndaj elitës udhëheqëse në Teheran.

Dëshmitarët nuk raportuan për përleshje serioze mes pjesëmarrësve në varrim dhe forcave të sigurisë. Disa faqe të opozitës në internet njoftuan për ca përleshje dhe dhunë, por nuk kishte mundësi që këto raporte të konfirmohen në mënyra të pavarur.

Masat e sigurisë u shtuan dje dukshëm në qytetin Qom, rreth 100 km në jug të Teheranit. Varrimi i Montazerit vendosi autoritetet iraniane në një pozitë mjaft të palakmueshme.

Ato ishin të detyruara që të respektojnë njërin prej kryesuesve të revolucionit islamik në vitin 1979, njeriun i cili dikur konsiderohej si pasardhës i mundshëm i Ajatollah
Khomeini. Montazeri u shkëput nga regjimi në vitet e 80-ta, pasi që deklaroi se klerikët në pushtet kanë cenuar idealet e revolucionit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›