E Shtunë, 31 Tetor 2026

Izraeli ka pranuar marrjen e organeve nga viktimat

Izraeli ka pranuar se në vitet e 90-ta patologët kanë nxjerrë organe nga trupat e pajetë, përfshirë këtu edhe nga palestinezët, pa kërkuar paraprakisht lejen e familjeve të viktimave.

Kjo çështje doli në sipërfaqe, pas publikimit të intervistës, së bërë me kryesuesin e atëhershëm të Institutit Abu Kabir, doktorin Jehuda Hiss.

Intervista ishte bërë në vitin 2000 nga një akademik amerikan, i cili e publikoi atë, për shkak të kundërthënies së madhe që shpërtheu gjatë verës, pasi që një gazetë suedeze kishte ngritur akuzat se Izraelit kishte vrarë palestinezë, për t’ia u marrë organet. Izraeli kishte kundërshtuar me ashpërsi këtë akuzë.

Një pjesë e intervistës së Hissit u publikua gjatë fundjavës nga kanali televiziv izraelit, Channel 2. Në këtë intervistë, Hiss kishte thënë:”Filluam të marrim pëlhurat e syve. Çdo gjë që është bërë ka qenë joformale. Me këtë rast nuk kemi kërkuar leje nga familjet”.

Në raportin e Channel 2 u theksua se ekspertët në Abu Kabir kishin larguar lëkurën, pëlhurat e syve, valvulet e zemrës dhe eshtrat nga ushtarët izraelitë, qytetarët izraelitë, palestinezët dhe punëtorët e huaj, pa kërkuar paraprakisht lejen e familjeve të viktimave.

Duke reaguar ndaj raportit të Channel 2, ushtria izraelite konfirmoi se janë shfrytëzuar këto praktika. “Këto praktika janë ndërprerë para një dekade”, u theksua në kumtesën e ushtrisë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›