Treguesit e Eurozones per shkurtin ne renie

Sektori privat i vendeve të monedhës euro ka shkuar në tendencë rënëse për muajin shkurt duke ulur më shumë besimin për një dalje nga recesioni. Janë kryesisht sektorët privatë të Spanjës dhe Italisë ato që kanë ulur indeksin që mat ecurinë e prodhimit nga recesioni, nën kufirin normal të 50 pikëve. Në ekonominë më të shëndetshme të Eurozonës, Gjermani, ekonomia regjistroi rritje por në një normë më të ulët ndërsa Franca kaloi në stanjacion. Indeksi i përbërë menaxherial i Markit për Eurozonën, që mat aktivitetin e sektorit të shërbimeve dhe të prodhimit ra në 49.3 pikë për muajin Shkurt kundrejt 50.4 në muajin Janar. "Në këtë fazë vlerësimi më optimist për ekonominë e Eurozonës në këtë tremujor është rënia me 0.1%,” shprehen analistët e Markit. Ndërkohë analistët në tregje kanë parashikuar që Eurozona të bjerë me 0.2% në këtë tremujor të parë për të zhytur rajonin në recesionin e dytë në 3 vitet e fundit. Sipas të dhënave të fundit të publikuara sektori i shërbimeve në Spanjë u përkeqësua ndjeshëm në muajin Shkurt, ndërsa shërbimet në Itali regjistruan muajin e nëntë në radhë të rënies me asnjë shpresë për rritej në terma afatshkurtra. Ndërkohë që nënindeksi për punësimin në Eurozonë ka rënë në 49.1 pikë kundrejt 49.4 në janar duke sugjeruar se papunësia do të jetë më e lartë se 10.7% që shënoi Eurozona në janar. Për rajonin e monedhës së përbashkët indeksi menaxherial për sektorin e shërbimeve është ulur në 48.8 pikë për Shkurtin kundrejt 50.4 në Janar. Sektori i shërbimeve përfaqëson pjesën më të madhe të ekonomisë së Eurozonës dhe kontraktimi i saj çon në recesion. Indeksi për bizneset e reja të shërbimeve është rritur në 49.0 kundrejt 48.7 në muajin janar.