E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deshton votimi i emigranteve ne Greqi

Zgjedhjet lokale

Ministria e brendshme greke beri publik numrin e emigranteve qe jane regjistruar ne listat e zgjedhjeve te pushtetit lokal ne nentor te ketij viti. 17.762 jane emigrantet te regjistruar per votime ne zgjedhjet e pushtetit lokal ne Greqi ose 0035 te numrit te pergjithshem te zgjedhesve ne Greqi. Nga keta 10.097 jane emigrante dhe 2.665 homogjene greke. Keto shifra deshmojne qe realisht ka deshtuar plotesisht edhe politika e shumebujshme e kryeministrit grek Jorgos Papandreu per tu dhene nje pjese te emigranteve ne Greqi te drejta te pjesshme per te votuar vetem ne zgjedhjet e pushtetit lokal. Shkaqet e ketij deshtimi jane politike. Se pari urdheresa e ministrise se brendshme qe saktesonte se cilet emigrante do te kene te drejten qe te regjistrohen ne listat zgjedhore doli ne muajin maj 2010 u shpernda ne bashkite dhe mbeti ne sirtaret e zyrave. Askush qofte ne bashki qofte edhe ne mediat greke nuk beri asgje qe te informonte dhe te njihnin edhe emigrantet menyren e regjistrimit te tyre ne listat e zgjedhjeve. Mosinteresimi dhe mosinformimi nuk eshte nje shkujdesje dhe nje harrese e ndonje nepunesi bashkiak. Vete qeveria dhe vete edhe PASOK-u nuk beri asnje hap asnje perpjekje qe te informonte emigrantet. Kujtojme qe PASOK-u si parti politike ne Greqi qe nga vitit 2004 ka pranuar si anetare me te drejta te plota -pa asnje perjashtim e dallim- te gjithe emigrantet qe deshirojne te behen anetare te PASOK-ut. Madje ne kongreset e Pasok-ut me 2005 e 2007 shume emigrante u zgjodhen delegate. Ndersa tani PASOK-u si organizem partiak nuk beri asgje qe te informonte te pakten anetaret e tij partiake emigrante. Ne bashkite mungon teresish interesimi qe edhe emigrantet te behen pjese e elektoratit zgjedhor. Madje edhe ne ato bashki qe kryetaret jane te zgjedhurit e PASOK-ut askush nuk u interesua qe te informonte emigrantet. Ne politiken e shumebujshme te Jorgos Papandreut behej fjale qe emigrantet edhe mund te zgjidhen ne listat e kandidateve per anetare te keshillit bashkiak jo per kryetar. Mirepo e verteta pas 31 gushtit 2010 kur u mbyllen edhe regjistrimet ne listat zgjedhore eshte qe ne asnje liste te kandidateve per kryetar bashkiake nuk jane perfshire emigrante qe te jene ne keshillin bashkiak. Pyetem edhe kryetarin aktual te bashkise te Nea Ionise ne Atiki zotin Janis Harallambos i cili eshte nje nder themeluesit e PASOK-ut e bashkepunetor i ngushte i themeluesit te PASOK-ut Andreas Papandreu nese ka perfshire ne listen e tij te keshillit bashkiak dhe zoti Harallambos na u pergjigj Jo nuk kam asnje emigrant ne listat e kandidateve per keshillin bashkiak dhe nuk njoh ndonje emigrant dhe as me kane afruar edhe organizata e PASOK-ut te Nea Ionise ndonje emigrant. Takuam edhe zotin Jorgos Copanidhis i cili eshte avokat me profesion por njekohesisht edhe pergjegjes i sektorit te emigranteve ne keshillin drejtues te PASOK-ut. Gjithashtu eshte edhe pergjegjes per emigrantet ne bashkine e Nea Ionise. Askush nuk mund te besoje qe mosinformimi dhe shperfillja e per regjistrimin e emigranteve ne listat zgjedhore per pushtetin lokal qe do te zhvillohen ne nentor eshte nga nepunesit e thjeshte te bashkive. Vete qeveria dhe vete PASOK-u nuk u interesuan . Para disa muajsh qeveria greke dha ne stacionet televizive greke reklama te bujshme qe te informonte emigrantet qe ka filluar edhe rinovimi 5 vjecar i leje qendrimit dhe se do te paguajne 600 euro secili. Qeveria greke synonte qe te grumbullonte nga emigrantet miliona euro qe te mbyllte ndonje borxh ekonomik. Cdo emigrant qe nga viti 2001 dhe deri ne vitin 2010 ka paguar per rinovimin e leje qendrimit 2.400 euro. Shto ketu qe mbi 700 mije emigrante e kane rinovuar lejen e qendrimit ne Greqi shteti grek ka perfituar nga emigrantet afersisht 2 miliard euro. Shteti tashme nuk shpenzoi me asnje fond qe te informonte emigrantet se si te regjistrohen ne listat zgjedhore. Kjo shperfillje politike nga qeveria greke e PASOK-u fsheh ndoshta te verteten tjeter politike. Qeveria greke qellimisht e la ne sirtaret e zyrave bashkiake urdheresen per regjistrimin e emigranteve ne listat zgjedhore. Kjo me qellim qe numri e emigranteve te jete sa me i vogel qe kesisoj qeveria dhe Papandreu te mos akuzohen politikisht nga opozita greke per ndikimin e votes te emigranteve ne favor te PASOK-ut ne zgjedhjet lokale. Sido qe te jete te votojne vetem 10097 emigrante ne Greqi ne zgjedhjet lokale do te thote qe politika e Papandreut per votimin e emigranteve ne zgjedhjet e nentorit deshtoi plotesisht. Deshtoi plotesisht politika e Papandreut per tu dhene te drejta qofte edhe te pjesshme politike emigranteve po te marresh parasysh qe mbi 300 mije emigrante qe jetojne e punojne ne Greqi kane marre leje qendrimi 10 vjecar apo jane ne procesin e rinovimit.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›