E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pergjigjet Berisha Rekomandimet e Rames ne ODIHR

Kryeministri Sali Berisha i përgjigjet opozitës për 10 pikat e paktit kombëtar për integrimin. Ai thotë se Rama duhet t’ia dërgojë të 10-ta amandamentet ODIHR-it dhe në rast se ato pranohen, atëherë maxhoranca është e gatshme të ulet në një tryezë me opozitën.

Qëndrimi i kryeministrit Berisha u bë gjatë inagurimit të dy segmenteve rrugore, Lapidari- Koritë dhe Koritë-Liqenas.  Shefi i qeverisë, nuk kurseu as akuzat për socialistët, duke theksuar se bllokimi i ligjeve me 84 vota në parlament pengon integrimin e vendit. Sipas Berishës, opozita po luan Don Kishotin, duke mos votuar ligjet me 3/5 në Kuvend.

“Drejtues të opozitës kanë vendosur të përdorin pushtetin që u kanë dhënë zgjedhësit për t’i dëmtuar për interesa personale, interesat e çdo shqiptare, interesat e çdo zgjedhësi në Shqipëri. Unë jam i bindur se duke shkelmuar mbi ëndrrën e tyre europiane, ju nuk do të mundni kurrë të pengoni shndërrimin e saj në realitet. Ju do të mund ta ngadalësoni, por shqiptarët do t’ju japin atë që meritoni”, tha Berisha.  

Lidhur me rregulloren e Kuvendit, Berisha bëri me dije se Edi Rama nuk i do reformat dhe kërkon ndryshimin e saj pasi, sipas tij, kryesocialisti në këtë mënyrë synon të bllokojë veprimtarinë e Parlamentit.

Jorgjeta Gjançi/Erjon Ajazi
Azhornuar së fundi ( e diel , 09 tetor 2011 )

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›