Polonia në zgjedhje, sondazhet shohin fitues Donald Tusk
Polonia zhvillon sot zgjedhjet legjislative. Dy forcat kryesore në garë janë partia liberale Platforma Qytetare e kryeministrit Donald Tusk dhe formacioni konservator E Drejta dhe Drejtësia e ish-kryeministrit Jaroslaw Kaczynski.
Sondazhet e fundit i japin 39,5 % të votave partisë së kryeministrit Tusk dhe 29.1 % forcës së kryesuar nga Kaczynski.