E Diel, 1 Nëntor 2026

Polonia në zi, mbërrin në Varshavë trupi i presidentit Kaczynski

Polonia në zi, mbërrin në Varshavë trupi i presidentit Kaczynski
Trupi i presidentit polak Lech Kaczynski -i cili vdiq së bashku me 95 persona të tjerë kur avioni me të cilin ata udhëtonin, u përplas në Rusi, ka mbërritur në kryeqytetin e Polonisë, Varshavë. Trupi i tij është pritur me nderime e ceremoni ushtarake përpara se të dërgohej për në pallatin presidencial, ku do të zhvillohen edhe homazhe për nder të tij, jo vetëm nga politikanë, e figura të njohura të shtetit polak, por edhe nga njerëz të ndryshëm. Ndërkaq presidenti, shefi i ushtarak dhe ministri i punëve të jashtme, do të merrnin pjesë në një memorial për luftën e dytë botërore dhe masakrat e asj kohe, kur avioni presidencial u përplas në afërsi të Smolenskut të shtunën. Oficerët rusë thonë se pilotët ishin paralajmëruar për faktin se avioni i tyre po fluturonte shumë ulët. Më herët, kryeministri rus Vladimir Putin zhvilloi edhe një shërbesë përkutjimore dhe nderimi për viktimat, në vendin e tragjedisë. Asnjë nga personat që ndodheshin në bordin e avionit nuk shpëtoi nga aksidenti. Ndërkaq kreu i parlamentit polak, i cili po mban aktualisht edhe postin e presidentit të vendit, Bronislaë Komoroëski, ka lajmëruar se në vend do të mbahet një javë zi për nder të viktimave. Ai dhe kryeministri Donald Tusk , ishin të pranishëm ndër shumë emra të tjerë të politikës vendase, por jo vetëm, për të pritur arkivolin e z. Kazinski në aeroportin ushtarak të Varshavës, pas riatdhesimit të tij nga Smolensku. Pas një ceremonie të shkurtër fetare, arkivoli është shoqëruar me ceremoni ushtarake dhe nga eskortat ushtarake për në pallatin presidencial. ndërkaq shërbesa kishtare për të nderuar figurën e tij, janë zhvilluar në të gjithë vendin, ndërsa gjatë ditës u mbajtën edhe dy minuta heshtje. Këmbanat e kishave do të bien vazhdimisht ndërsa do të dëgjohen edhe sirenat e policisë. Trupi i Lech Kazinskit u identifikua nga vëllai i tij binjak, Jaroslaw, ish kryeminsitër i vendit, i cili udhëtoi për në Rusi për të ndihmuar në identifikimin e presidentit. Nderimeve dhe homazheve për presidentin polak i është bashkuar edhe mbarë komuniteti ndërkombëtar

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›