E Shtunë, 31 Tetor 2026

Denoncohet, kapet trafikanti i klandestinëve

KORCE-Policia e Korcës ka arrestuar sot nën akuzën e trafikimit të klandestinëve kundrejt përfitimit një 34 vjecar nga qyteti juglindor ndërsa ka shpallur në kërkim bashkëpunëtorin e tij. Marsel Morava është arrestuar në Korcë pas deponimit në polici të dy të rinjve nga Lezha. Të rinjtë përkatësisht 20 dhe 22 vjecar kanë deklaruar ne polici se kishin paguar secili 800 euro për të kaluar kufirin drejt tokes helene. Policia ndërkaq ka shpallur ne kërkim 56 vjecarin Ramiza Paci qe se bashku me Moraven ushtronin trafikun klandestin.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›