E Shtunë, 31 Tetor 2026

Silvio i bashkohet Atleticos

Nga Express më 28 qershor 2011 në ora 15:22

Atletico Madrid ka njoftuar transferimin e mbrojtësit portugez Silvio nga Sporting Braga në kontratë pesëvjeçare.

Menjëherë pas humbjes në finalen e Europa League nga Porto muajin e kaluar, Silvio bëri të ditur se do t’i bashkohet Atleticos, ndërsa klubi Rojiblanco ka konfirmuar transferimin e tij të martën nëpërmjet një komunikate të publikuar në ueb faqen zyrtare.

23 vjeçari ka depërtuar nga skuadra e të rinjve në Benfica, ndërsa luajti edhe për Atletico Cacem, Odivelas dhe Rio Ave para kalimit në Braga vitin e kaluar.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›