Romani për Shqipërinë i Serena Lucianit
Tre vjet të jetuara në Shqipëri, në kapërcyell të sistemit, në vitet e ndryshimit të madh 88-90, ishin shumë të rëndësishëm për italianen Serena Luciani, asohere drejtuese e Institutit Italian të Kulturës. Pikërisht ngjarjet plot ankth të asaj kohe, ish-gazetarja në profesion Serena Luciani i ka rrëfyer në romanin e saj historik për periudhën e shembjes së komunizmit, “Një italiane në Tiranë”, i prezantuar edhe në Tiranë.
Serena Luçiani, Autore e librit
“Është emocionuese të prezantoj versionin në shqip të romanit tim. Jetova një periudhë të jashtëzakonshme të momentit të ndryshimit të sistemit dhe pikërisht ndryshimet e mëdha, jo vetëm politike, por edhe emocionale janë gjithnjë lajtmotiv i librave të mi. Karakteret tuaj të veçantë me plot kontradikta, nga njëra anë të normatizuar e nga tjetra plot sens humori janë arsye e fortë për të shkruar, rrëfyer për ju. Ju ballkanasit jeni si një kuti e mbushur me rrëfime. E sikundër thotë shkrimtari i njohur Italian Alesandro Manxoni jam gjendur edhe unë përballë një dileme si çdokush që shkruan një roman historik: A janë tërësisht të vërteta ato që kam shkruar?” S’do mend që ju do të keni më shumë kërshëri se italianet për ngjarjet që rrëfej, pasi i keni jetuar vetë.”
Romani i përkthyer nga Xhimi Lazri dhe botuar nga “Toena” përveç linjës historike të ngjarjeve përshkruan edhe intrigat që kanë përfshirë pushtetin në rënie, por edhe gjithë shoqërinë shqiptare; linjat e dashurisë e të skenave erotike përmes personazheve të romanit, të cilët janë lehtësisht të identifikueshem për ata që e kanë jetuar atë periudhë.