Analiza Vjetore e Turizmit- Shqipëria 36% më shumë vizitorë të huaj, për vitin 2009
Xhaferaj: Zhvillimi i Turizmit, një nga prioritetet e qeverisëMinistria e Turizmit Kulturës Rinisë dhe Sporteve në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Turizmit, zhvilluan sot Analizën Vjetore të Turizmit. Prezantimi u përqendrua në strategjinë e ndjekur nga MTKRS dhe Agjencia Kombëtare e Turizimit (si institucion i varur prej saj), duke bërë një përmbledhje të aktiviteteve dhe arritjeve konkrete gjatë vitit që shkoi. Në fjalën e tij të hapjes ministri Ferdinand Xhaferaj theksoi edhe njëherë rëndësinë e Turizmit si një nga burimet kryesore të ekonomisë shqiptare dhe prioritetit që i është dhënë nga Qeveria Shqiptare dhe MTKRS. “Ia vlen të përmendet që viti 2009 krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar ka patur një rritje prej 36% dhe krahasuar me 2005 rritja është 2.5 herë. Qeveria shqiptare në programin e saj, e ka konsideruar zhvillimin e industrisë së turizmit si një nga prioritetet e saj, duke synuar kthimin e vendit në një destinacion të rëndësishme mesdhetar, pёr vetё larminё e madhe tё atraksioneve natyrore, kulturore, kulinare e mikёpritjen e veçantё”, tha ministri Xhaferaj.Në vazhdim, Ministri risolli në vëmendje hapat pozitivë që janë bërë në këtë drejtim si krijimi i një kuadri ligjor për turizmin, i cili rregullon marrëdhëniet ndërmjet institucioneve publike dhe subjekteve private, vendas apo të huaj, që ushtrojnë veprimtari turistike në territorin e Shqipërisë, si një hap mjaft të rëndësishëm për t’i hapur rrugë biznesit.Por, një nga strategjitë në vazhdim, tha ministri Xhaferraj, është zgjerimi i Turizmit nga turizëm tradicional ku përfshihet ai i diellit dhe rërës, turizmi malor, ekoturizmi, etj, në turizëm kulturor, dhe pikërisht këtij qëllimi i shërbejnë edhe investimet në fushën e trashëgimisë kulturore si edhe krijimi i një drejtorie të përgjithshme të Turizmit dhe Trashëgimisë e cila do të koordinojë më mirë aktivitetin në favor të turizmit, duke rivitalizuar dhe funksionalizuar edhe vetë trashëgiminë tonë të pasur kulturore.
Ministri Xhaferaj tërhoqi edhe njëherë vëmendjen drejt një koordinimi më të mirë të aktivitetit të Ministrisë, AKT-së dhe Pushtetit Vendor, si faktor i rëndësishëm në efikasitetin e turizmit. Në mbyllje, ministri Xhaferaj tha se “dëshiroj të theksoj edhe njëherë që turizmi ka nevojë për përkujdesjen e të gjithëve”. “Problem mbetet pastërtia e plazheve tona. Le të mbajmë pastër destinacionet tona dhe mjedisin që të shijojmë të gjitha frytet e kësaj industrie gjithnjë në rritje”, u shpreh ministri Xhaferraj.Ndërkohë Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Turizmit, Znj.Nada Kallciu bëri një prezantim të punës së Institucionit që ajo drejton duke e vënë theksin në zhvillimin e një turizmi të qëndrueshëm.
Më konkretisht ajo prezantoi prekshëm, me fakte dhe pamje, këto aspekte:
1-Gjatë 2009 është marrë pjesë me sukses në panaire prestigjioze të turizmit të tilla:- Panairi i Mynihut, i cili zhvillua në 26 Shkurt – 3 Mars 2009, Mynih. - Panairi Ndërkombëtar i Turizmit ITB - Berlin, i cili është zhvilluar 11-15 Mars 2009. - Panairi i Turizmit Prishtinë, u zhvillua nga 6-8 Maj 2009. - Panairi i Durrësit 19-21 Maj 2009, Bashkia Durrës zhvilloi për herë të parë Panairin e Turizmit në Shqipëri. - Panairi i RDA Coach Tourism – Këln, i cili u zhvillua 4-6 Gusht 2009.- Panairi ëTM 09 – Londër. Panairi Ndërkombëtar i Turizmit, i cili u zhvillua në datat 9-12 nëntor në Londër. - Panairi Klik Ekspo Klik.2-Botimi i Setit të ri Promocional të vitit 2009Gjatë këtij viti është ideuar dhe realizuar seti i ri promocional, i cili përbëhet nga broshura si: “Guidën e Vizitorëve”, “Natyra dhe Aktivitete”, “Trashigimia Kulturore”, “Itinerare nëpër Shqipëri”, “Harta Turistike”, “Fletorja e Agjencisë Kombëtare të Turizmit”, “Broshura e Kulinarisë”, “Thethi dhe Kelmendit”, etj.3- AKT ka ndërmarrë fushata promocionale për Sezonin Turistik veror si dhe Fushata promocionale për Festat e fundvitit.4-Spotet televizive të transmetuar në rrjete televizive kombëtare,ndërkombëtare dhe rajonale....