E Shtunë, 31 Tetor 2026

Poni: Kompensim të përmbyturve

 Ilir KadiaMinistria e Brendshme premton kompensimin e të gjitha dëmeve të shkaktuara ditët e fundit nga përmbytjet në veri të vendit. Zv.ministri i Brendshëm, Ferdinand Poni tha në një intervistë për BBC-në se sapo të përmirësohet situata, do të vlerësohet në terren masa e kompensimit për të gjitha familjet. Si është situata në zonat e përmbytura?Më duhet të them se situata është nën kontroll, pavarësisht kushteve shumë të vështira të motit. Niveli i ujit në hidrocentrale po i afrohet pikës kritike ndaj shkarkimet po vazhdojnë dhe do të vazhdojnë edhe në ditët në vazhdim...Pra s'bëhet fjalë për heqjen e situatës emergjente nga këto zona?Jo, jo! As që bëhet fjalë! Ne jemi të angazhuar maksimalisht që dëmet të jenë minimale, por situata prej reshjeve pritet të përkeqësohet…Përfaqësues të lartë të shtetit u kanë thënë banorëve të këtyre zonave se do t'i dëmshpërblejnë 100 për qind. Premtimi është politik apo ju keni filluar të llogarisni dëmet?Padiskutim! Sa të na lejojë koha, pra, të largohet uji, ne do të dërgojmë komisionet që do të bëjnë vlerësimet dhe do të dëmshpërblejmë sipas ligjit plotësisht të dëmtuarit. Të gjithë pasurinë e tyre. Deklaratat janë politike, por jo në sensin për të gënjyer!Ju thoni se shkaqet e përmbytjes ishin natyrore, ndërsa opozita thotë se arsyeja e asaj që ajo e quan katastrofë është keqmenaxhimi i hidrocentraleve dhe prishja për qëllime të tjera e fondeve të caktuara më parë për mirëmbajtjen e argjinaturave. Si përgjigjeni?Në fakt Ministria e Brendshme nuk merret me argjinaturat. Por më duhet të them se nëse nuk do të ishte cilësia shumë e mirë e tyre në Shkodër dhe në Lezhë do të ishte bërë qameti. Nuk do të kishim 800 ha të përmbytur, por mijëra, jo 70 familje në gjendje të rënduar, por 700 të tilla. Ne jemi të tërë aty për të përballur situatën pa humbje në jetë njerëzish. Ky është qëllimi ynë!Të dhënatQarku i Shkodrës3800 hektarë të përmbytur Bashkia Shkodër280 hektarë të përmbytur në 3 lagje140 shtëpi nën ujë40 familje të evakuuara për tek të afërmit e tyreKomuna Dajç 2800 hektarë të përmbytur160 shtëpi nën ujë100 familje të evakuuara në orët e vona tek të afërmit e tyre Komuna Ana e Malit, fshati Obot600 hektarë të përmbytur 140 shtëpi nën ujë5 shtëpi të përmbytura plotësisht 5 familje të evakuuar tek të afërmit

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›