E Diel, 1 Nëntor 2026

Poni: Masa shtrënguese për personat pa pasaportë, që nuk marrin kartën

Ndërsa aplikimi i shtetasve për pajisjen me karta identiteti është mbi 900 mijë, kanë nisur edhe masat shtrënguese për atë kategori shtetasish, pa pasaportë që nuk janë përfshire në këtë proces. Kanë aplikuar 964 mijë shtetas, janë prodhuar 799 mijë karta identiteti, janë shpërndarë 790 mijë në zyrat e shpërndarjes dhe i kanë marr qytetarët 447 mijë. Procesi ecën me ritme shumë më të larta se kufiri maksimal, që kemi pasur. Ato nuk janë sanksione, janë shtrëngime, shtrëngime që shtetasi kur shkon në një institucion të vejë të bëjë kartën, nënvizoi zv/ministri i Brendshëm Poni. Sipas tij, në të gjithë vendin, qendrat e aplikimit për kartën e identitetit po punojnë me kapacitete maksimale, shtetasit që nuk kanë aplikuar dhe s'kanë pasaportë nuk do të kenë mundësi të marrin asnjë shërbim shtetëror, deri në aplikim.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›