E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi dekoron me Medaljen e Mirënjohjes, institutin e integrimit të jetimëve

Presidenti Bamir Topi i ka bërë apel politikës të përmirësojë kuadrin ligjor për jetimët dhe mos kujtohet për ta në kohë fushate. Gjatë ceremonisë së dekorimit me Medaljen e Mirënjohjes të Institutit Kombëtar të Integrimit të Jetimëve Shqiptarë, kreu i shtetit ka kërkuar përqendrimin e vëmendjes tek ky kontingjent njerëzish, që vijnë në mënyrë të organizuar, në formën e një institucioni. Ai vlerëson ngritjen e më shumë projekteve si dhe duhet të tregohet më tepër përkujdes në reformim ligjor, që sipas tij duhet patjetër të ketë një orientim qysh në qelizë për të ardhmen e tyre. Unë, pa diskutim, që do të forcoj më shumë të gjithë ndjeshmërinë time, të gjithë veprimin tim, timin personalisht, të familjes sime dhe të të gjithë bashkëpunëtorëve të mi, të inkurajoj politikën, e cila të mos kujtohet vetëm kur vjen një ditë për ta kujtuar, të mos kujtohet vetëm kur i vjen një ligj për ta reformuar, por edhe brenda reformimit të këtij ligji patjetër duhet të jetë ndjeshmëria maksimale, nënvizoi presidenti Topi. Gjatë fjalës së tij, kreu i shtetit ka premtuar kthimin e situatës optimiste, duke përmendur përkujdesjen e këtyre fëmijëve nga institucioni përkatës. Sipas tij, ky përkujdes duhet të jetë për gjatë gjithë vitit. Patjetër do të aplikojmë të gjitha mekanizmat, jo vetëm për ti arsimuar në Shqipëri, por për të gjetur kanale komunikimi dhe me institucionet homologe jashtë Shqipërisë, që të jenë vërtet qytetarë të denjë të Shqipërisë dhe të Evropës, vijoi Topi. Pjesëmarrës në këtë aktivitet, ka qenë edhe ambasadori amerikan Xhon Uidhers, i cili kërkoi më tepër investim për këta fëmijë duke vlerësuar medaljen e dhënë nga presidenti investim për të ardhmen e fëmijëve jetimë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›