E Shtunë, 31 Tetor 2026

Poni: Ndëshkim vendorëve që bojkotojnë shërbimet publike

 

Qeveria kërcënon se do t’i vendosë para ligjit të gjithë drejtuesit e majtë të bashkive dhe komunave, që pas 5 dhjetorit nuk do t’u shërbejnë qytetarëve. Zëvendësministri i Brendshëm, Ferdinand Poni, shprehet se “ne nuk na ka kërcënuar opozita me këtë ultimatum, por ka kërcënuar veten”. “Unë vazhdoj t’i quaj deklarata të çmendura shumë larg realitetit dhe më tepër deklarative dhe politike se sa deklarata që do t’i afrohen ndonjëherë zbatueshmërisë dhe cenimit të ligjit. Sapo ligji të cenohet ne do ta trajtojmë. E para njëherë se nuk mund të presim ndonjë nga shërbimet që thonë se nuk janë vetëm të tyret, e dyta qytetarët duhet të jenë vigjilentë nëse dikush, qeveria apo pushteti lokal, por duhet ta verifikojnë mirë këtë rast. Por kryetari i PS-së mendoj se është në gjendje jo fort të mirë psikologjike që nxit të tilla gjëra”, tha Poni.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›