“Ja abuzimet e Ramës në Tiranë”
Deputetët e PD-së në qarkun e Tiranës bënë dje publike dokumentacionin e shitjes së tokës në qendër të kryeqytetit ku është ndërtuar sot kompleksi Tajvan. Kreu i PD-së së Tiranës, Aldo Bumçi akuzoi Ramën se ka shitur një tokë shtetërore. “Edi Rama ka shitur 1310 metra 2 pronë publike në zemër të Tiranës, ku në dokumente zyrtare faktohet se Bashkia nuk është pronare as të një centimetri. Edi Rama ka tjetërsuar një pronë publike, çka është një akt I shëmtuar jo vetëm moralisht por dhe penalisht”, tha Bumçi.