Qytetare te Tiranes kujdes po vjen Edi Rama
Sot Edi Rama ka njoftuar se protesta do te zhvillohet se sben dhe ne Tirane ndihet nje tension pse jo frike por edhe inat. Dhe kjo psikoze ka nisur nga Rruga e Elbasanit me lajmerimin e ambasades amerikane per qytetaret e saj por indirekt edhe per qytetaret e Tiranes. Dhe prinderit kane porositur femijet qe te kthehen sa me pare ne shtepi qofte edhe pa mbaruar orari i shkolles. Po ashtu tregtaret e kane ndare mendjen ta mbyllin aktivitetin e tyre ashtu si edhe administrata qe sot e mbyll orarin zyrtar ne oren 1300.
Kemi pare qe nje psikoze e tille eshte perhapur tek popullsia e zonave te rrezikuara nga ndonje tornado apo cunam. Kete radhe tornado apo cunami eshte qytetari i pare i kryeqytetit shqiptar ai qe ka marre voten per ti mbrojtur e per ti lumturuar pikerisht ata qe sot jane te tmerruar nga ajo se cdo te beje ky qe eshte i paparashikueshem.
Por une jo se jam me trimi ne kete qytet sot te tmerruar por kam nje bindje se asgje nuk do te ndodhe. Dhe ju ftoj te arsyetoni si une
Se pari asgje nuk do te ndodhe se kete radhe ka vendosur te dale vete ai Edi Rama. A ka njeri qe nuk e di qe ai eshte me frikacak se te tjeret. Pastaj dhe atij i dhimbset jeta se ka ca pare qe i ka grumbulluar pa u lodhur dhe do ti gezoje me nusen e tij te katert apo te peste sa me gjate. Pastaj i ka marre masat qe kete here te duket si trim qe nuk perfill as lajmerimin e amerikaneve por sidomos te Berishes. Dhe ti thote ja edhe une jam trim si ty. Se Berisha nuk iku nga zyra ne 21 janar ashtu sic do te donte Edi qe ta kishte karrigen bosh.
Se dyti nuk ka dhene urdher qe Tom Doshi Paulin Sterkaj Fidel Ylli dhe ish-drejtori i policise te Tiranes te paguajne njerez te forte lexo me precedente penale e drogaxhinj vrases me pagese etj. dhe se prokuroria kete radhe i ka bere te ditur se nuk mund ta mbroje me. Keshtu sot nuk do te kemi autokolone autobusesh nga rrethet me vandale nuk do te kemi administraten e bashkive qe drejtohen nga socialistet e specialistet dhe policite bashkiake te ketyre bashkive.
Se treti pjesa me e madhe e krimineleve jane ne burg dhe prokuroria nuk ia doli ti lironte ata qe rastesisht u ndodhen ne 21 janar ne ngjarjen e bulevardit. Ajo ne fakt u perpoq ta carmatoste Berishen duke urdheruar arrestimin e drejtuesve te gardes po nuk i eci. Keshtu garda eshte sot e gjitha ne kembe e armatosur deri ne dhembe dhe ne zbatim te ligjit.
Edi Rama sot do te ece paqesisht ne bulevard do te vendose qirinj te ndezur dhe lule tek vendi ku rane viktimat e 21 janarit. Me nje skenar teatral Edi i paperkulshmi do te shikohet i pikelluar jo i perlotur se do duket dobesi per nje lider per ata qe nje jave me pare i solli ne shetitjen paqesore ne bulevard dhe tani perkulet me nderim per vepren e tyre heroike per kauzen e madhe te karriges te Edi Rames. Te zinjte ata qe u ndane nga jeta pa e marre vesh se kush i vrau pse i vrau dhe kujt i sherbeu flijimi i tyre. Nuk e di cu ka thene Edi Rama familjareve te viktimave kur u vajti per ngushellim por te verteten me siguri nuk ua ka thene qe ata u vrane per karrigen e Edi te Skenderit te Erionit te Nardit te Precit dhe te Spartakut qe aq pak sa u vrane ishin pak per te zene edhe ai nje post ministri si i ati dhe e ema ne diktature. Ata u vrane edhe per Tomen Fidelin e Paulinin qe ata te jene deputete dhe te bejne ca para.
Me 21 janar Edi i thirri perkrahesit dhe ata qe pagoi si mish per top dhe i la sic i themi azad si kope pa coban. Kete radhe ai do te jete ne krye te rezistences qytetare . Atij dhe te tjereve i duhet nje shfaqje teatrale qe gjaku i te reneve te mos shkoje kot edhe pse ata jane vetem tre fatkeqij dhe jo trembedhjete mije sic donte avokati Ngjela dhe Gjinushi.
Me kujtohet nje i vrare ne protestat e 1997 ne Vlore A. R. Atehere u tha qe e vrau Shik-u i Berishes kur prej dy muajsh ne Vloren e nxire nuk kishte kembe te njeriut te shtetit te shkermoqur. Viktimen e perdoren vetem nje dite se per vlonjatet dihej kush e vrau. Por pas kesaj edhe Skenderi edhe Preci edhe Taku edhe Majko edhehellip u bene nga nje cike Ministra kryetare parlamenti deputete pra u bene njerez te medhenj me shume para. Po ashtu Edi e perdori vetem per nje dite te ndjerin Trebicka. Ashtu sic do beje neser me kujtimin e tre te vrareve ne protesten e ngjarjes te bulevarditKeta te tre Edi ka nje jave qe po i perdor do i kujtoj edhe neser vete ne krye te korteut teatralisht me entourazhin e tij ashtu sic benin baballaret e tyre gjate 50 viteve te diktatures. Dhe pas kesaj ai do te flase per diktatorin Berisha per varferine per krizen per korrupsionin e qeverise por asgje nuk do te thote per korrupsionin e tij si kryetar bashkie per korrupsionin e Nardit qe kur ishte minister i Berishes nuk la gje pa thene per hajdutin e ilaceve Tom Doshi perhellip
Sot Rama do te tregoje trimin modelin e qoftelargut qe nuk trembej nga imperialistet e hidhte valle ne goje te ujkut.
Kush eshte ujku
Qytetaret e Tiranes neser do te mbyllen heret neper shtepira se vjen ujku Edi Rama dhe hienat qe e ndjekin nga pas. Kujdes femijet Ambasadori amerikan i lajmeroi te tijte dhe do e mbylli qe ne mengjes ambasaden.
A eshte Edi Rama kryetari i Bashkise te TiranesJo Edi Rama eshte ai qe dogji Tiranen por sot sdihet cdo te beje. Dhe une tani pasi degjova tere diten e djeshme per ate qe do te ndodhe sot nuk dua te bej trimin. Me Edin nuk i dihet.
Ne protesta dergohet populli - partia e drejton ate
Ne to vritet populli - partia i qan ata
Te rroje populli