E Shtunë, 31 Tetor 2026

Populli rus dhe gjeorgjian: një histori e përbashkët

Në përpjekjen për të kthjelluar konfliktin mes Rusisë dhe Gjeorgjisë janë të mundshme shumë hyrje. E para, nuk është e zakonshme, nuk është ngurtësisht gjeopolitike. Për të folur për raportet mes rusëve dhe gjeorgjianëve, duhet fillimisht të shihet kompleksiteti i tyre në planin e shoqërive në diskutim, në përfaqësimin e tyre kudo, ndoshta edhe vetë pavetëdija e tyre kolektive. Nuk mundemi, për shembull, të abstragojmë vende si ai ku zhvillohet konflikti, si Gori, i cili nuk është gjë tjetër veç vendlindja e Stalinit. Fakti që rusët e kanë bombarduar egërsisht këtë lokalitet, nuk të çon vetëm te qëllimet strategjike, sidomos, nëse, siç unë mendoj, babai i Putinit gjeti aty unazën e rrugëtimit me Carin e tmerrshëm të kuq gjeorgjian. Në të njëjtën mënyrë, rusët ndjejnë për bashkëpatriotët e tyre të hershëm gjeorgjianë një përzierje të magjepsjes me neverinë që iu jep dorë të lirë në këto momente, shumë përtej llogarive gjeostrategjike. Gjeorgjianët kanë mbretëruar në Rusi në sajë të Stalinit, në çastet vendimtare, ku vetë fati i kombit ishte në diskutim dhe me metodat e tyre të patregueshme mizore ata i shpëtuan. Stalini nuk është në të vërtetë i vetmi në lojë: Sergio Ordjonikidze - para se të vetëvritej i shtyrë nga shefi i tij - ishte arkitekti i vërtetë i industrializimit të vendit; Avel Enukidze, nga ana e tij, krijoi një pjesë të administratës së Kremlinit, që funksionon ende edhe sot. I vrarë nga Stalini në 1937, ai qe sigurisht më rrëzëllitësi i të gjithë bolshevikëve gjeorgjianë. Beria, më në fund: atij i atribuohet një represion pa mëshirë ndaj të gjithë kundërshtarëve të regjimit, por gjithashtu amnistia e shumë ushtarakëve dhe agjentëve sekretë që Stalini i kishte dënuar me vdekje, ngritja e rrjeteve të shkëlqyera të policisë sekrete në të gjithë botën (mes të cilëve tre prej bashkëpunëtorëve të aftë të Rusveltit në Shtëpinë e Bardhë), dhe sidomos gjetja, gjithnjë në sajë të rrjeteve të tij, e armës bërthamore që nuk ka asnjë lidhje me tentativat – fëmijërore të fizikanit mediokër të regjimit, Kourtchatov, e lënë për më vonë për të maskuar shpërthimet e “së mirënjohurës” (në rusisht: razvedka).

Ndjenja ndaj kaukazianëve në përgjithësi arrin t’iu japë liri pas rënies dhe arrestimit të Berias, që kishte ngjizur që prej 1953 projekte të mëdha të dekolektivizmit të vendit, çlirim të kombësive dhe ribashkim të Gjermanisë. Nuk qortohen pra në Rusi gjeorgjianët vetëm për dhunën paranojake të Stalinit, që e kombinuar me stoicizmin e ashpër, megjithatë ka luajtur rol në fitoren e 1945, por gjithashtu për eksperimentet shumë më liberale të Berias, dhe përfundimisht për klimën e lirisë dhe indiferencës që ka mbretëruar gjithnjë, madje edhe në çastin e keq në Tiflis (Tbilisi).

Duke përdorur Tiflis, emrin e vjetër rus, unë flas si gjithkush në Bashkimin Sovjetik në vitet 1950-1970, dhe po kështu Pjetër nuk duhet të zëvendësohet nga Leningrad apo Pjetërburg. Sepse ndjeshmëria zgjerohet bukurisë mesdhetare të Gjeorgjisë, kësaj parajse të humbur që e evokon Pasternaku në të përndriturën “Letër miqve gjeorgjianë”, këtyre “Indive të Rusisë”, kësaj rruge të Lindjes që mrekullon Musset-in rus – Griboyedov dhe në vijim biografin e tij të hatashëm, Tynianov.

Dhe pastaj, kush në Rusi nuk i ka ndjerë lotët që i shkasin duke dëgjuar poemat e kënduara me zë qiellor nga Boulat Okoudjava, trupëzim i antistalinizmit? Kush në Rusi nuk e di që filmi i parë i Perestrojkës doli nga studiot gjeorgjiane? Pendimi i të ndjerit Tenguiz Abouladze. Kësisoj, rusët janë po aq të dhunshëm me vëllezërit e tyre gjeorgjianë që i shohin si më të përparuar se ata, ndonëse ata i kanë sjellë, siç kanë bërë valeregët skandinavë të kohëve të vjetra, në kërkim të lumturisë së përparimit dhe të bukurisë, por autoriteti politik tashmë ka humbur. Mendoni vetëm për filmat plot dritë të Otar Iosseliani-t që shpojnë me optimizmin e tyre klimën e mjegullave dhe sharrojnë epokën brezhnjevjane. Disproporcioni i faktorit ushtarak, i përdorur nga rusët kundër Gjeorgjisë, bën pjesë në gjerësinë e historisë ende të përbashkët mes dy popujve. Siguria tjetër jo më pak e lidhur me historinë është ajo e rënies së rolit hegjemonist të Shteteve të Bashkuara: e tërhequr, një ndjesi sa irracionale dhe meskine, republika amerikane nuk ka reshtur së praktikuari një rrethim delirant të Rusë postsovjetike. Pa dyshim, shpirtrat e kapërthyer në Langley, ku gjendet absurdja CIA, ose mendjet e robëruara të Pentagonit kanë ëndërruar të kenë Kubën e tyre. Ata mendojnë se e kanë gjetur në Gjeorgji me agjentin e tyre të influencës, Mikheil Saakashvili.

Dhe krejt si debili Fidel Kastro, që në 1962 donte të dërgonte bomba atomike mbi Uashington, në sytë e tmerruar të aleatëve të pakujdesshëm të Moskës, edhe këtu “Frankenstein - Saakashvili” ka dashur t’i tërheqë padronët amerikanë në logjikën ekstreme absurde që të çon në ekzaltimin e nacionalizmit të ngushtë të Gjeorgjisë.

Veç të tjerash, sot, në Uashington, klima nuk është ajo e pagojërisë së padenjë të gazetave tona, por me akuza të ndërsjella për papërgjegjshmëri, bash siç ishte në Moskë të nesërmen e duelit Kennedy- Khrushchev për Kubën.

Condoleezza Rice ka bërë me dije se kishte tentuar të moderonte Saakashvilin që prej tri javësh. Është kthjelltësisht e vërtetë, i njohuri dhe njohësi, ndihmës i saj, ambasadori Daniel Fried, që të dy njohës racionalë të dosjes sovjetike dhe kritikë shumë diskretë të paranojës aktuale amerikane. Historia do t’i japë përgjegjësitë reale gjithkujt, por shkakësia strukturale është e njohur tashmë: një vullnet i çmendur për ta provokuar pa ndalim Rusinë duke pronësuar hyrjen në NATO të Ukrainës dhe të Gjeorgjisë, tamam në momentin kur luhet zgjidhja e krizës iraniane. Përballë papërgjegjshmërisë amerikane, që kërkon ta shpërndajë këtë vend në përgjegjësi të tepërta që nuk mund të zgjidhen - mjeti më i sigurt në kohë të shkurtër për ta ndalur këtë është të votohet që nesër Obama - është shfaqur për herë të parë në historinë e saj, që Evropa e kryesuar nga Sarkozy arriti në një zgjidhje të konsiderueshme. Jo, ndërmjetësimi evropian nuk është Munih, jo vetëm se nostalgjikët e legjionit gjeorgjian nuk janë çekët e 1938 dhe rusët, nazistët e së nesërmes.

Duke shpëtuar faqen e një Rusie të keqangazhuar dhe duke siguruar fundin imediat të luftimeve, evropianët janë treguar të moderuar ndaj Rusisë me idenë se ata i kuptojnë ankthet e tyre. Pse Sarkozy i dëgjoi? Sepse fillimisht ai tregoi cilësi të një diplomati të madh dhe pastaj sepse la të luhet “soft power” pastërtisht evropian. Putin mundi të kalojë përtej ndërmjetësimit evropian, por me rrezikun që të vërë në diskutim të gjitha raportet që Rusia ka ndërtuar, jo vetëm me naftën dhe gazin, por edhe apartamentet në Kensington dhe pushimet në Courchevel. Këto dy ndodhi të mëdha përvijojnë dy rrugë të mundshme për Kontinentin e Vjetër, nisur nga kjo krizë. Nga një anë, braktisja përfundimtare e logjikës së forcës ndaj Rusisë ka shumë prirje të marrë krahë. Nga ana tjetër, ngadalësimi përfundimtar i përdorimit të forcës, duke i dhënë Rusisë vendin e saj në ndërtimin e Evropës. Të mos shtyhet Ukraina drejt përballjes me Rusinë, por gjithashtu për Rusinë duhet që ajo të bëjë gjithçka për t’u pajtuar me aleatët tanë polakë dhe turq. Bëhet fjalë për një rrugë të vështirë, por të domosdoshme. Nëse është e huajtur që sot, duhet që marrëdhënia pasionante e Rusisë me Jugun e saj të gjejë zgjidhje humaniste, të cilën e presin të gjithë kaukazianët e gjenisë, që nga skulptori Tsereteli te kampioni i shahut Kasparov, për të vazhduar kjo bashkëjetesë kaq fondamentale në shpirtin rus. Jo më kot Lermontov priste aq shumë maja vjollcë nga Kaukazi. Ai këndonte aty të ardhmen tonë, jo vetëm të rusëve, por edhe të krejt Evropës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›