E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bajramaj, dy gola për Gjermaninë

 

Futbollistja shqiptare Fatmire Bajramaj i ka dhënë medaljen e bronzit Gjermanisë në futboll për femra në Lojërat Olimpike Pekin 2008, teksa ka shënuar dy golat e fitores 2-0 kundër Japonisë. Lojtarja kosovare, e cila gëzon shumë popullaritet në Gjermani, e nisi ndeshjen nga bankina, për të hyri në lojë për gjermanët në pjesën e dytë dhe arriti të shënojë dy gola në minutën e 69-të dhe të 87-të. Fatmire Bajramaj ishte në Kinë edhe në shator të vitit të kaluar, pjesë e Kombëtares së Gjermanisë që fitoi titullin botëror në futboll për femra. Gjermanet kanë fituar dy botërorët e fundit në futboll, por për çudinë e të gjithëve në Olimpiada zënë për herë të tretë radhazi vetëm vendin e tretë, duke u ngushëlluar vetëm me medaljen e bronzit. Në fillim të këtij edicioni të lojërave Gjermania në futboll për femra cilësohej si pretendente kryesore për fitimin e arit olimpik.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›