Pranga dy trafikantëve të pistoletave
Tentativa e tretë për të shitur një ngarkesë pistoletash, u kushtoi prangat dy personave nga Fushë-Kruja të akuzuar për trafik armësh.
Trazhgim Sokolaj
Kujtim Laçi, 44 vjeç nga Laçi dhe Afrim Stafuka, të dy banues në Fushë-Krujë, kishin arritur gjatë muajve të fundit në dy raste, të shisnin tek persona të interesuar për armë zjarri shtatë pistoleta, ndërsa dje u arrestuan nga policia gjatë aksionit të koduar “Stazhieri”. Njëri grup i blerësve kishte blerë tri pistoleta, ndërsa në rastin tjetër të arrestuarit kanë shitur katër pistoleta te porositësit e tyre në tregun ilegal. Por ditën e djeshme, ndërsa po shkonin drejt vendtakimit me blerësit e tyre të radhës me makinat e tyre “Audi” dhe “Fiat”, të arrestuarit Kujtim Laçi dhe Afrim Stafuka nuk e dinin se në fakt po binin pa shpresë shpëtimi në grackën e kurdisur me kujdes nga policia. Disa agjentë të Drejtorisë së Luftës Kundër Krimit të Organizuar me autorizim nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, ishin infiltruar dhe pasi ishte provuar se të arrestuarit kryenin trafik pistoletash me qëllim shitjen e tyre për përfitime financiare, agjentët e policisë kanë porositur gjashtë pistoleta. Vendi i takimit me trafikantët e armëve është lënë në afërsi të mbikalimit të Fushë-Krujës dje rreth orës 09:00 të mëngjesit. Kujtim Laçi dhe Afrim Stafuka duhej të dorëzonin gjashtë pistoletat me krehërat dhe municionet e tyre përkatëse, ndërsa agjentët e policisë, që luanin rolin e blerësve, do të dorëzonin paratë, 150 euro për secilën pistoletë. Gjatë kontrollit në shtëpinë e Kujtim Laçit, policia gjeti edhe 200 gramë kokainë.
Trafiku i armëve
Agjentët e policisë kanë rënë disa muaj më parë në gjurmët e trafikut të armëve që kryenin dy të arrestuarit. Këta të fundit kanë realizuar në dy raste shitje pistoletash tek persona të interesuar për blerjen e armëve, ndërsa ishin në përgjim. Interceptimet telefonike kanë zbuluar se pistoletat merreshin në Kosovë e më pas në rrugë ilegale kalonin në Shqipëri nga dy të arrestuarit. Ata më pas lajmëronin porositësit e armëve, të cilëve u dorëzoheshin pistoletat në këmbim të 150 eurove për copë. Pas shitjes së dy rasteve, për të cilat policia kishte marrë informacion, agjentët kanë kërkuar autorizimin e Prokurorisë së Krimeve të Rënda për të realizuar një blerje të stimuluar. Një agjent i infiltruar ka hyrë në kontakt me të arrestuarit për trafik armësh dhe ka kërkuar të blinte prej tyre gjashtë pistoleta “Mini-Zastava”. Vetëm pak ditë më parë, dy të arrestuarit i kanë porositur armët në Kosovë dhe pak ditë më parë kanë lajmëruar porositësin e tyre se armët kishin mbërritur dhe ishin gati për shitje. Blerësi, në këtë rast agjent i policisë, ka lënë takim në orën 09:00 të mëngjesit të djeshëm në zonën e mbikalimit në Fushë-Krujë me dy trafikantët e armëve. Ata ishin duke dorëzuar gjashtë pistoletat dhe po prisnin të merrnin paratë, kur oficerët e sektorit të operacioneve speciale kanë dalë nga makinat përreth dhe u kanë vënë prangat në duar. Kujtim Laçi dhe Afrim Stafuka janë arrestuar me akuzën e “trafikut të armëve” dhe “trafikut dhe prodhimit të lëndëve narkotike”.
Të arrestuar
• Kujtim Laçi, vjeç 44
• Afrim Stafuka, vjeç 39
• Sekuestruar
6 pistoleta tip “Mini-Zastava”, kalibër 6.6 mm
200 gramë kokainë
Automjete: “Audi” dhe “Fiat”
Tre palë targa false
Tre aparate celularë