E Diel, 1 Nëntor 2026

Porosia e Berishës - Rregulli i ri për diplomatët, kriter masteri në ekonomi

Masteri në ekonomi do të bëhet shumë shpejt një kriter i detyrueshëm në përzgjedhjen e ambasadorëve shqiptarë në botë. Pas porosisë së kryeministrit Berisha, zv/ ministri i Jashtëm Selim Belortaja shprehet se ky lloj arsimimi do të përfshihet në paketën e kushteve që duhet të plotësojnë diplomatët për t’u emëruar.
“Kjo direktivë duhet shndërruar në një paketë kriteresh për zgjedhjen jo vetëm të ambasadorëve, por për stafin që do të mbulojë çështjet ekonomike në ambasadë” thotë Belortaja.
Ndonëse e aplikuar prej dy vitesh, numri dy i ministrisë së Jashtme, pohon se ambasadorët shpesh e kanë neglizhuar diplomacinë ekonomike.
Rëndom tërheqja e investitorëve dhe çështjet e ekonomisë i janë caktuar ndonjë funksionari çfarëdo në ambasadë. Por tashmë kjo lloj diplomacie do të ketë prioritet.
“çështjet e bashkëpunimit ekonomik ja u lënë stafit më pak të ngarkuar me puë, dikujt që nuk është në ballë të diplomacisë së madhe diplomatike, pra dikujt në ambasadë. Nuk duhet të jetë më kështu. Me ekonominë në ambasadë duhet të merret njeriu më i ftilluar, më i kualifikuar, më i shkolluar. Mund të jenë mastera, mund të jenë doktora, mund të jenë edhe profesora, por kualifikimi është më se i nevojshëm”- deklaron Belortaja.
Rezultatet konkrete të diplomacisë ekonomike, të lancuar nga shefi i qeverisë në 2008, sipas zv/ministrit vërehen në rritjen e eksporteve dhe investimeve të huaja në vend.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›