E Shtunë, 31 Tetor 2026

Luan Rama: LSI e ka gati draftin për reformën zgjedhore

Lëvizja Socialiste për Integrim, forca e tretë politike në vend dhe pjesë e mazhorancës qeverisëse, ka gati një draft lidhur me rishikimin e kodit aktual zgjedhor, të cilin do ta parashtrojë kur të realizohet tryeza e mundshme me përfaqësuesit e partive të tjera, në kuadër të zgjedhjeve lokale të vitit 2011. Sekretari i përgjithshëm i LSI-së, Luan Rama, thotë që ky draft është përgatitur nga një komision i posaçëm, i profilizuar në çështjet e reformës zgjedhore. “Juristë, konstitucionalistë dhe specialistë të çështjeve zgjedhore, pjesëtarë të këtij komisioni, kanë bërë një rishikim të kodit aktual duke u bazuar veçanërisht në sugjerimet e OSBE/ODHIR, pas zgjedhjeve të 28 qershorit të vitit të kaluar”, thotë Rama, ndërsa shton se jashtë konsultave për hartimin e këtij drafti nga LSI, nuk kanë mbetur as trupa të tjera, veçanërisht disa organizma jo qeveritarë, shoqata apo fondacione që merren drejtpërdrejtë me zgjedhjet. Përfaqësuesi i LSI nuk pranon të publikojë detaje konkrete nga drafti, duke u shprehur se “ne nuk artikulojmë çështje konkrete se çfarë synojmë të përmirësohet në kodin aktual, pasi nuk duam të paragjykojmë apo të sugjestionojmë tryezën e mundshme të një reforme zgjedhore”.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›