E Diel, 1 Nëntor 2026

Të bëhet reforma zgjedhore, vonesat rrezikojnë zgjedhjet

KQZ, Subashi i tërheq veshin Ramës Edi Ramës i vijnë zëra kritikë edhe nga të vetët. Pas thirrjeve të sinqerta të PD dhe LSI, për një angazhim të përbashkët me opozitën, me synim hartimin e reformës së re zgjedhore dhe përgatitjen e terrenit për zgjedhjet e ardhshme. Kësisoj, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, paralajmëron dy forcat politike PS dhe PD se po rrezikojnë standardet e zgjedhjeve të pritshme vendore, duke shtyrë pa fund reformën elektorale. Thirrja vjen nga nënkryetarja e KQZ-së, Dëshira Subashi, e cila gjatë një komunikimi me mediat, pohon se vonesat në kohë, do të vënë seriozisht në dyshim, punën efiçente të KQZ, për sa i takon vendimmarrjeve të rëndësishme për vendoret. “Sa më shumë kohë të humbet, aq më shumë do ta vinte në vështirësi punën e KQZ. Forcat politike duhet të fillojnë përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme meqë ato janë administratorë te tyre”- u shpreh Subashi. Edhe pse pohon se kapitujt qe bëjnë fjale për zgjedhjet vendore, nuk u cenuan në kod, thekson se sërish është e domosdoshme ndërhyrja me propozime konkrete, pasi në zgjedhjet e shkuara, u cenua struktura e ligjit zgjedhor ne tërësi. Nënkryetarja e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve u sugjeron forcave politike që ndryshimet në kod të reflektojnë rekomandimet e OSBE/ODHIR. Në këtë pike znj. Subashi lëshon kritika për partitë, te cilat, ne mungese te vullnetit, krijuan një proces numërimi të mangët dhe kritik në raportet ndërkombëtare. Por Subashi nënvizon se në këtë pjesë, faji nuk është i kodit zgjedhor, pasi ligji e ka të mirëpërcaktuar procesin e numërimit të votave. Megjithatë, si anëtare e institucionit të administrimit të votës, Subashi, nuk komenton asnjë prej tekave të Edi Ramës, lidhur me zgjedhjet e kaluara, ndonëse siç thotë ajo, palët duhet të ecin përpara dhe të përmbushin plotësisht kriteret e OSBE/ODIHR, për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›