E Diel, 1 Nëntor 2026

Sesioni i ri parlamentar - Kuvendi pritet të kalojë me konsensus një shumësi ligjesh për integrimin

Sesioni i ri parlamentar, i cili në bazë të rregullores duhet të mblidhet të hënën e parë të shtatorit, pra në 6 shtator, pritet të shqyrtojë një seri ligjesh dhe kodesh të rëndësishme të cilat kërkojnë një shumicë të cilësuar prej 84 votash. Megjithatë sfida më e rëndësishme e këtij sesioni parlamentar do të jetë konsensusi i cili pritet të arrihet mes mazhorancës dhe opozitës, për hetimin e zgjedhjeve të 28 qershorit dhe nisjen nga puna të reformës së re zgjedhore. Socialistët në fakt, kanë kërkuar që javën e parë të nisjes së sesioni të ri parlamentar të ngrihet komisioni hetimor, me objekt hetimin e zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit 2009-ë. Me interes nga palët politike pritet angazhimi i përbashkët për hartimin e reformës së re zgjedhore. Ndonëse për këtë çështje ekziston konsensusi i hapur i Partisë Demokratike dhe aleatëve të, e njëjta gjë nuk mund të thuhet për PS-në dhe opozitën. Pas arritjes së këtij konsensusi mes palëve, parlamentin ka plot detyra të tjera shtëpie që burojnë nga procesi i integrimit të vendit në Bashkimin Evropian. Në këtë kuadër, Gjykata Administrative më në fund do të mund të kalojë me votat e palëve Kuvend, por edhe ligje dhe Kode të ndryshme si ajo rrugore, detare dhe civile, do të marrin konsensusin e parlamentit shqiptar, ndryshe nga sa ka ndodhur gjatë sesionit të shkuar parlamentar. Vërehet qartë se palët po shkojnë drejt një kompromisi, megjithë skepticizmin e gjërë të radhëve, për një qëndrim konfirmues të PS-së dhe opozitës.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›