Porosia e Bush: Hyrja në NATO kërkon reforma
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Xhorxh Bush, i ka bërë thirrje Shqipërisë, që të vazhdojë reformat në forcimin e institucioneve dhe të përmbushë standardet e kërkuara demokratike. Në ceremoninë e mbajtur në Shtëpinë e Bardhë, për firmosjen e protokollit të anëtarësimit të Shqipërisë dhe Kroacisë në NATO, Presidenti i SHBA-së, Xhorxh Bush, deklaroi se
"anëtarësimi në NATO nuk është kurorëzimi i përpjekjeve, por një angazhim i shtuar për të përmbushur standardet demokratike dhe për të vazhduar përpjekjet për demokratizim të mëtejshëm. Rruga e reformave nuk përfundon me anëtarësimin në NATO. Çdo anëtar i Aleancës ka përgjegjësinë të zgjerojë, mbështesë dhe mbrojë kauzën e demokracisë. Kam besim se Shqipëria dhe Kroacia do të përmbushin zotimin e tyre për të forcuar institucionet demokratike dhe sistemet e tregut të lirë. Futja e tyre në NATO është një hap i madh përpara për Ballkanin. Brenda harkut kohor të një dekade, ky rajon është shndërruar nga një pikë e globit e përfshirë nga lufta, në një kontribuues për paqen dhe stabilitetin. Amerika mirëpret ditën kur Aleanca e NATO-s përfshin të gjitha vendet e Ballkanit". "Ky është një moment i veçantë në historinë shpresëdhënëse të lirive të njeriut, ndërkohë që Amerika zyrtarisht deklaron mbështetjen e saj për futjen e Shqipërisë dhe Kroacisë në NATO. Me ceremoninë e sotme festojmë dy demokraci të reja dhe energjike, të cilat po përpiqen të marrin përsipër përgjegjësi të reja në një kohë kur përballemi me terrorizëm dhe luftëra", tha Bush. Presidenti theksoi se me nënshkrimin e protokollit për anëtarësim në Aleancë, forcohet partneriteti i Amerikës me vende që dikur dergjeshin nën prangat e komunizmit. Ky është një moment, tha Presidenti, kur populli amerikan gëzon me popullin shqiptar dhe atë kroat një hap të madh drejt përfshirjes së vendeve të tyre në aleancën më të madhe të lirisë që ka njohur ndonjëherë bota. Presidenti foli në veçanti edhe për rrugën e përshkuar nga këto vende, që nga rrëzimi i regjimeve komuniste:
"Laura dhe unë kemi kujtime shumë të mira nga vizitat tona në Tiranë dhe Zagreb, ku u takuam me njerëz që po i tregonin botës potencialin e lirive njerëzore. Popujt e Shqipërisë dhe Kroacisë kanë kapërcyer luftëra dhe vështirësi, kanë ndërtuar marrëdhënie paqësore me fqinjët dhe kanë ndihmuar demokraci të tjera të reja të ndërtojnë dhe të forcojnë shoqëri të lira".
Ceremonia
Presidenti amerikan, Xhorxh Bush, nënshkroi dokumentet që i hapin rrugën anëtarësimit të Shqipërisë dhe Kroacisë në NATO. Në një ceremoni të zhvilluar afër mesnatës së të premtes (me orën lokale të Shqipërisë), në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti tha se anëtarësimi në NATO garanton se nëse ndonjë vend kërcënon Shqipërinë ose Kroacinë, aleatët e NATO-s do t‘u qëndrojnë përkrah për t‘u përballur me rrezikun. Në komentet e tij, Presidenti ritheksoi mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për anëtarësimin në të ardhmen të vendeve të tjera të rajonit që ushqejnë ambicie për përfshirje në NATO, duke e theksuar Aleancën si një garantuese të lirive themelore njerëzore.
Presidenti Bush e shfrytëzoi ceremoninë për të theksuar gjithashtu se Amerika mbetet e angazhuar në mbështetje të aspiratave të Ukrainës, Gjeorgjisë, Bosnjës dhe Malit të Zi. Duart e Aleancës, shtoi Presidenti, mbeten të hapura edhe për Serbinë nëse e zgjedh këtë rrugë.
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s përshëndet zgjerimin e Aleancës
Shefer: Po krijojmë një Evropë më të sigurt
Sekretari i përgjithshëm i Aleancës, Jap de Hup Shefer, në fjalën e tij, vuri në dukje se rrethanat e zgjerimit të ardhshëm të NATO-s mund të jenë shumë të ndryshme nga ato që çuan në themelimin e Aleancës rreth 60 vjet më parë, por premtimi i saj për zgjerimin dhe forcimin e demokracisë mbetet po aq aktual edhe sot. "Me Shqipërinë dhe Kroacinë, dy vende të reja që do të futen në familjen tonë transatlantike. Një Aleancë që filloi me 12 vende, së shpejti do të përfshijë 28. Aleanca jonë Atlantike lindi gjatë Luftës së Ftohtë dhe i ka kapërcyer me kohë rrethanat që e lindën atë. NATO-ja, sot, është një Aleancë aktive e angazhuar kundër kërcënimeve të çfarëdo lloji. Sot dëshmojmë ratifikimin nga Amerika të protokolleve të pranimit. Jemi tani një hap më pranë përfshirjes së Shqipërisë dhe Kroacisë në NATO". Sekretari i Përgjithshëm nënvizoi rëndësinë që ka zgjerimi i NATO-s me vende të Lindjes, në kuadër të përpjekjeve për qëndrueshmëri e paqe në Evropë dhe për forcimin e demokracisë në pjesën lindore të kontinentit. "Evropa që po përpiqemi të krijojmë duhet të jetë një kontinent ku vendet janë të lira të vendosin të ardhmen e tyre dhe jo t‘ua diktojë këtë të ardhme dikush tjetër", tha Shefer. Në fund të fjalës së tij, sekretari i përgjithshëm i Aleancës së Atlantikut të Veriut falënderoi Presidentin Bush për angazhimin e tij për zgjerimin dhe forcimin e NATO-s. Pas fjalës së Presidentit Bush dhe sekretarit të përgjithshëm të Aleancës, Shefer, dhe në prani të ambasadorëve të Shqipërisë e Kroacisë, shefit të Shtatmadhorisë Majk Mëllen dhe një sërë figurash të larta të administratës e Aleancës, Presidenti Bush nënshkroi protokollet për anëtarësimin e Shqipërisë dhe Kroacisë në NATO.