E Shtunë, 31 Tetor 2026

Porta Maqedonia provokon grekët

Gazeta greke Kathimerini ka shkruar sot se qeveria e re greke është ankuar lidhur me promovimin e portës së ashtuquajtur triumfale “Maqedonia”, në Shkup.

Ministria e Jashtme e Greqisë ka bërë një reagim lidhur me hapjen e kësaj porte, e cila mban gravura me elemente të historisë greke, duke përfshirë edhe Aleksandrin e Madh, shkruan gazeta.
“Bëhet fjalë për një objekt të njejtë me atë të Portës Triumfale në Paris, por në këtë në Shkup janë vendosur vizatime të personaliteteve historike, përfshirë edhe luftëtarin grek, Aleksandrin e Madh”, shkruan Kathimerini, duke shtuar se autorja e këtij tempulli, Valentina Stefanovska, është edhe autore e përmendores gjigante të Aleksandrit të Madh të ashtuquajtur si “Luftëtari në kalë”.

Sipas kësaj gazete greke, këto veprime të palës së Shkupit tregojnë se ajo nuk është e interesuar për gjetjen e zgjidhjes për kontestin e emrit. / INA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›