“Presidenti i ri, sipas Kushtetutës”
13-01-2012 / Gazeta 55
Ambasadorja gjermane, Carole Muller-Holtkemper
Ambasadorja gjermane në vendin tonë, Carole Muller-Holtkemper e cilëson zgjedhjen e Presidentit të ri si proces të bazuar në Kushtetutë, ndërsa mbështet edhe konsensusin mazhorancë-opozitë. Sipas saj, zgjedhja e kreut të shtetit është e rëndësishme për vendin, por kusht kryesor është që t’i përmbahet Kushtetutës.
Komentet e saj, Holtkemper i bëri gjatë një vizite në Burrel, e shoqëruar nga deputetë të zonës. Gjithashtu, ambasadorja mori edhe njohuri historike për Matin gjatë vizitës së saj në muzeun Historik ku u prit nga drejtoresha, Suzana Kurti.