Biznesi shqiptar, Bregasi-Fullani: Nga kriza edhe mund të përfitohet
TIRANE-Edhe pse bota po tronditet nga kriza, biznesi shqiptar apelon se situata mund të ketë zgjidhje dhe madje mund të rezultojë edhe përfituese.
Kështu u shpreh sot, Luan Bregasi kryetar i shoqatës së Business Albania, në konferencën për ‘Zhvillimin e Ekonomisë dhe Bizneseve të vogla e të mesëm në kushtet e krizës dhe prezantimi i mundësive të reja”.
Bregasi në fjalën e tij hapëse në konferencë theksoi se edhe pse është paralajmëruar se tregu i investimeve kërcënohet nga kriza, kjo mund të kapërcehet nëse rritet bashkëpunimi me sipërmarrjen private.
Sipas Bregasit situatat mund të vijnë drejt përmirësimit nëse për cdo ndryshim ligjor që parashikon qeveria e kosnkulton gjerësisht me shoqatat e biznesit.
Kreu i Business Albania theksoi se eksperienca nga vendet europiane që janë prekur nga kriza ka treguar se kriza ishte krizë e qeverive dhe më pas vinte rreziku i transmetimit të krizës në ekonomitë reale. Në këtë pikë, Bregasi bëri thirrje që qeveria të tregojë më shumë besim tek biznesi. Ai kërkoi më shumë dialog mes klasës politike shqiptare me qëllim që ligjet për biznesin të mos mbeten në letër.
“Më shumë dialog mes klasës politike shqiptare, për 2-3 ligje që kanë rëndësi për biznesin duhet urgjentisht të miratohen nga kuvendi dhe të mos shtyhen më”.
Gjithashtu Bregasi kërkoi që besim të tregohet dhe nga ana e bankave për kredi ndaj bizneseve.
Nga ana e tij, guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani theksoi në fjalën e tij se Shqipëria është i vetmi vend me 4 vite rritje ekonomike.
Fullani theksoi se duhet ruajtur stabiliteti makro-ekonomik, ndërsa shtoi se ekonomia shqiptare mund të prodhojë sërish dhe këtë vit rritje ekonomike.
Ai garantoi se bankat janë të gatshme dhe të afta me kapitalin e tyre për të mbështetur ekonominë.
Sipas tij, kreditë për bizneset janë rritur ndërsa theksoi se duhet një menaxhim më i kujdesshëm i politikës monetare.
(d.b/BalkanWeb)