Imuniteti i deputetëve socialistë, Doshi në Kuvend: Berisha, fajtor për 21 janarin
Tiranë- Kuvendi pritet ti heqë sot imunitetin tre deputetëve socialistë të cilët do të hetohen për ndikimin e tyre në ngjarjet e 21 janarit ku humbën jetën 4 protestues.
Ndërkaq seanca e sotme ka filluar më dëgjimin e tre deputetëve, Taulant Balla, Tom Doshi dhe Besnik Baraj, të cilët do flasin për ngjarjet e 21 janarit dhe rolin e tyre në to.
Ndërkaq deputeti Doshi deklario se nuk ka nxitur askënd të kryejë veprime të ndryshme me 21 janar, duke e cilësuar kriminel kryeministrin.
Sali Berisha është fajtor për 21 janarin, për tytat e ndërruara, për turmën e nxitur- tha Doshi.
Në deklaratën e saj, të para pak ditëve, Prokuoria kërkoi heqjen e imunitetit për 3 deputetët pasi akuzohen për organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime e manifestime të paligjshme.
Shkrime të tjera me interes:
- Heqja e imunitetit/ Sot “shpjegohet” Tom Doshi në Këshill Tiranë- Procedura për heqjen e imunitetit të tre deputetëve socialistë...
- Akuzat e prokurorisë/ Doshi, Balla dhe Bare thirren në Këshillin e Imuniteteve Tiranë- Këshilli i Mandateve dhe Imuniteteve nisi sot procedurat për...
- Homazhe për 21 janarin/ Opozita e bashkuar qytetarëve: Të mbështesim prokurorinë Tiranë- Partia Socialiste ka deklaruar se do të zhvillojë homazhe...