Porti i jugut, mberrijne 700 emigrante
SARANDE - Mbi 700 emigrante shqiptare kane hyre permes terminalit te portit te Sarandes gjate kater diteve te fundit. Burime zyrtare nga porti i Sarandes, thane dje se qysh ne fillim te javes eshte shtuar fluksi i emigranteve shqiptare qe lundrojne drejt terminalit me tragetet e linjes Korfuz-Sarande. "Vetem gjate kesaj jave, nepermjet mjeteve lundruese, kane hyre ne portin e Sarandes mbi 700 emigrante shqiptare", shprehen burimet zyrtare nga porti jugor. Te njejtat burime pohojne se numri i sporteleve te kryerjes se procedurave te kontrollit policor e doganor, ka shkuar ne kater nga dy ne ditet e zakonshme, nderkohe qe me regjim 24-oresh, ka nisur te punoje si kapitaneria e portit ashtu edhe policia kufitare.
Shlyen krimin me veteflijim
Tentativa e trete per t’i dhene fund jetes ne qeli, diten e Kurban Bajramit, nuk i ka dhene mundesine shqiptarit Artur Lleshi qe t’i shpetonte vdekjes. Ai eshte gjetur mengjesin e djeshem i pajete dhe i varur me carcaf nga gardianet e burgut te Padovas ne Itali, pasi ishte arrestuar javen e pare te muajit shtator si i dyshuar per vrasjen e ciftit te moshuar, nga Treviso, Guido Pellicardi e Lucia Komin, gjate nje tentative grabitjeje. Brenda tre muajve te fundit, 33-vjecari ishte perpjekur dy here te tjera te vetesakrifikohej ne kulmin e pendeses per krimin qe e ka quajtur te kryer pa dashje, por ne te dyja heret eshte shpetuar nga rojet e burgut “Due Palazzi”, ku eshte transferuar. Lleshi kishte paralajmeruar autoritetet e drejtesise per aktin, ndersa ishte rrefyer se ne momentin e ngjarjes ishte nen efektin e droges dhe nuk kishte pasur qellim vrasjen e bashkeshorteve, prinder te nje polici italian.
Mediat italiane i kane dhene hapesire lajmit ne edicionet e tyre, duke e rikthyer edhe nje here ngjarjen e kater muajve me pare ne Treviso. Tentativa e trete eshte realizuar nepermjet nje carcafi te lidhur ne qafe, pasi e kishte bere litar. Dy heret e para gjate muajit tetor ishin ndermarre nepermjet prerjes se venave te duarve me hekurat e qelise dhe me kemishen e trupit. Krimi i ndodhur me 21 gusht te ketij viti provokoi nje indinjate te shoqerise italiane, nderkohe qe me pas Lleshi kishte kerkuar falje publike dhe rrefyer detajet e ngjarjes se ndodhur ne vilen “Durante”, ku banonin te moshuarit. Gjate perpjekjeve per grabitje te viles, dy shqiptare dhe nje rumun, ku bente pjese dhe 33- vjecari Lleshi, kane goditur me grushte ciftin duke i sjelle per pasoje vdekjen.
Artur Lleshi kishte shfaqur probleme qe pas arrestimit ditet e para te muajit shtator te ketij viti. Dy dite pas arrestimit, 33-vjecari shqiptar i arrestuar per vrasje te dyfishte te dy bashkeshorteve, Guido Pelliciardi dhe Lucia Comin, ne provincen e Trevisos, u arrestua se bashku me nje shqiptar tjeter, Naim Stafen dhe nje rumun. Heren e dyte Artur Lleshi tentoi te varej ne qeline e tij, ndersa kishte pranuar krimin e kryer ne perpjekje per te grabitur ciftin, por jo me qellim vrasjen.
Pas rumunit u kapen dhe dy shqiptaret
Dy shqiptare dhe nje rumun u ndaluan nga karabinieret ne Treviso, nen akuzen e vrasjes te dyfishte te dy bashkeshorteve Guido Pelliciardi dhe Lucia Komin, me 21 gusht te ketij viti dhe pas me shume se dy jave hetimesh. Shqiptaret e akuzuar per krimin jane Artur Lleshi, i vetevrare dje dhe Naim Stafa. Bashke me ta eshte kapur edhe nje rumun, qe dyshohet se ka bashkepunuar ne vrasjen e ciftit te te moshuarve, prinder te nje polici. Viktimat u identifikuan nga telekamera e bankomatit, prej ku po perpiqeshin te merrnin parate, duke perdorur kartat e kreditit te viktimave dhe kartat e identitetit. “Viktimat ishin masakruar me grushte dhe torturuar me mjete te forta hekuri, kishin shenja thike ne te gjithe trupin”, thane drejtues te policise, pas hetimeve te para. Lucia Komin ishte e para qe ka nderruar jete, e pas saj ka gjetur vdekjen dhe bashkeshorti. Para vrasjes te moshuarit ishin dhunuar barbarisht nga te dyshuarit, nderkohe qe ishin detyruar t’u jepnin atyre celesat e viles ku rrinin. Dy viktimat u gjeten te masakruar nga nje karabinier, koleg i djalit te ciftit te vrare nga shqiptaret.
Naim Stafa mohoi akuzen - “Nuk e vrava une ciftin italian”
Nje prej shqiptareve, te akuzuar per vrasjen e ciftit italian, nuk pranoi akuzen e ngritur nga prokuroria e Trevizos gjate marrjes ne pyetje javet e para te muajit shtator. Naim Stafa, 33 vjec, kundershtoi perfshirjen ne masakrimin e bashkeshorteve Pelliciardi, me qellim grabitjen, ne 21 gusht ne Treviso. Ndersa dy te ndaluarit e tjere kane pranuar autoresine si dhe kerkuar falje femijeve te viktimave. I pari qe ka pranuar krimin dhe ka rrefyer te gjithe ngjarjen ka qene rumuni i arrestuar. I dyti qe ka pranuar bashkepunimin dhe ka bere nje rrefim me lot, ka qene Artur Lleshi, qe ka kerkuar falje dhe ka deklaruar se kerkon t’i shkruaje nje leter, ne te cilen t’i kerkoje falje djalit te viktimave, Daniele Pelliciardi. “Kemi vepruar nen efektin e kokaines”, ka deklaruar Lleshi, perballe hetuesve te ceshtjes, duke i deklaruar i penduar. Por, ai qe nuk pranon vrasjen eshte Naim Stafa, i cili eshte shprehur se “nuk e kam vrare une ciftin italian”.