E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Tragjedia, pashe vdekjen me sy”

Korce - Dy viktimat e nje dite me pare ne fshatin Dvoran, te qytetit te Korces, jane varrosur dje, ndersa ende ne gjendje te shokuar ndodhet 28-vjecari Gjergji Shkembi, i cili pa vdekjen me sy. Drejtuesi i fadromes qe germonte dheun ne kanalin vadites ka treguar dje, per “Koha Jone”, se ai ka arritur vetem sa te telefonoje per ngjarjen tragjike dhe te kerkoje ndihme, sepse ka perfunduar ne spitalin e Korces, duke mos mbajtur mend asgje. “Kisha shuar mjetin dhe po qendroja rreth 15 metra larg kanalit kur degjova thirrjen per ndihme te Kujtimi Bregut. Ai ishte duke germuar me kazme kur i ra persiper nje masiv dheu. Kasem Shameti, qe qendronte pas tij dhe pastronte dheun e germuar, shkoi ta ndihmonte, por sa u afrua ra masivi i dyte i dheut, sikur te ishte hedhur nga nje dore e padukshme ne te njejtin vend. Ne pak sekonda i perpiu dheu qe te dy. Une per vete pata aq force sa te lajmeroja dajen dhe nje kusheririn tim me telefon dhe humba ndjenjat. U permenda vetem ne spital”, tregoi dje 28-vjecari Shkembi.
G.A

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›