Ryshfeti 150 euro, pranga policit
Nje punonjes policie ne doganen e Kapshtices eshte arrestuar dje, pasi dyshohet se ka tentuar te favorizoje nje kalim te paligjshem te kufirit per qellime fitimi. Vexhi Sino, me banim ne qytetin e Bilishtit, eshte ndaluar ne oret e para te mengjesit te djeshem, ne nje kohe qe ne piken doganore te Kapshtices ka pasur nje fluks emigrantesh te ardhur nga Greqia. Burime nga uniformat blu thane se nje bllokim i perkohshem i punes nga pala greke, qe funksiononte ne oret e mbremjes vetem me nje sportel dhe krijimi i situate disi te tensionuar pune nga pala shqiptare, eshte shfrytezuar nga Sino per nje kalim te paligjshem kufiri. Ka qene nje qytetare nga rrethi i Elbasanit, te cilen polici i sherbimit akuzohet se e ka kaluar ne menyre te parregullt ne pjesen e doganes greke per te vulosur atje nje dokument te quajtur “veveos”. Me pas, qytetarja eshte paraqitur ne sportelin e doganes shqiptare per te marre edhe atje vulen hyrese per ne Shqiperi, por eshte konstatuar se nuk kishte vule dalese per ne Greqi. Sinjalizimi per nje kalim te paligjshem te kufirit, ka bere qe te fillojne verifikimet. Punonjes te Sherbimit te Kontrollit te Brendshem ne Drejtorine e Policise se Qarkut te Korces, kane mberritur posacerisht ne vendkalimin kufitar. Burime policore thane dje se nga hetimet e para ka rezultuar se Vexhi Sino kishte perfituar 150 euro per te “mbyllur syte”, cka i ka kushtuar prangat. Gezim Ashimi