Vdes 22-vjecari, dyshohet infarkti
Fier - Nje 22 vjecar banor i fshatit Grecalli, ne rrethin e Fierit, ka gjetur vdekjen ne menyre te mistershme mbremjen duke u gdhire dita e djeshme. Sipas burimeve policore, Armand Bushi eshte derguar ne morgun e spitalit Fier, ku i eshte nenshtruar ekspertizes ligjore. Familjaret e 22-vjecarit i thane policise se i riu nuk ka vuajtur nga asnje lloj semundje. Ai kishte qene ne pune ne oret e pasdites dhe eshte kthyer ne banesen e tij ne mbremje. “Nuk ka pasur asnje lloj shqetesimi, nderkohe qe duke ndenjur ne shtepi eshte “keputur“, duke nderruar jete”, kane treguar familjaret, duke hedhur poshte pretendimin se djaloshi mund te jete vetehelmuar. Pas kryerjes se ekspertizes ligjore, mjeket pohuan se Bushi ka kaluar nje infarkt, i cili i kishte care edhe nje arterie prane zemres.
Xh.B