Te denuarit falen ne xhamine e burgut
Dhjetera te denuar te burgut te Peqinit jane falur dje ne xhamine e ketij institucioni. Ceremonia e faljes eshte udhehequr nga imami i qytetit. Te denuarit i kane kerkuar Allahut qe t’u fale mekatet dhe t’i lejoje ne liri bashke me njerezit e tjere. Nje nga te denuarit u shpreh se eshte thellesisht i penduar para Zotit per fajin qe ka bere dhe tani kerkon meshiren e Tij. Drejtori i burgut, Shkelqim Kalemi, u shpreh se, "Drejtoria e Burgut te Peqinit ka marre te gjitha masat per mbarevajtjen e festes. Per besimtaret myslimane jane krijuar te gjitha mundesite qe te falen ne xhamine e institucionit. Nderkohe gjate dites se sotme (dje), jemi munduar te servirim nje meny feste". Burgu i Peqinit eshte nje prej institucioneve te denimit ne shkalle vendi qe ka brenda tij nje xhami dhe nje kishe.
F. Salliu
Alkool dhe shpejtesi, vdes 18-vjecari
Ornela Hila
Nje 18-vjecar nga qyteti i Vlores, ka humbur jeten ne nje aksident automobilistik mbremjen duke u gdhire dita e djeshme, ndersa kthehej nga mbremja e shkolles. Ergys Isai, 18 vjec, nxenes i vitit te katert te shkolles se mesme jopublike “Aulona”, ka mbetur i vdekur, ndersa automjeti, tip “Benz Elegance”, ne te cilin udhetonte eshte perplasur pas nje shtylle me kartela publicitare. Ngjarja ka ndodhur prane vendit te quajtur “Rrapi”, ne zonen e Ujit te Ftohte. Drejtuesi i mjetit, Marenglen Dhimi, ka mbetur i plagosur ne aksident, por ka mundur t’u mbijetoje plageve.
Nxenesit e shkolles jopublike “Aulona” kishin organizuar festen e fundvitit mbremjen e djeshme. Pasi jane argetuar deri ne mesnate ne bar “Vlora Internacional”, te rinjte per tradite te mbremjes kane hipur ne makina dhe i jane drejtuar Ujit te Ftohte, per ne pub-et e kesaj zone. Automjeti tip “Benz Elegance” drejtohej nga shoku i klases se Ergysit. Burime nga nenseksioni i qarkullimit rrugor te Vlores bene te ditur se drejtuesi i mjetit, ka humbur kontrollin, si pasoje e konsumit te larte te alkoolit dhe shpejtesise se madhe. Makina ka dale jashte rruge, duke u perplasur me tubin e hekurt te tabeles se reklames.
Nje deshmitar ne vendngjarje i ka treguar policise se zhurma e perplasjes ka qene teper e forte, cka deshmon per shpejtesine “sketerre”, me te cilen udhetonte automjeti luksoz. Dy te rinjte jane nxjerre nga llamarinat, por Ergys Isai nuk ka rezistuar dot plageve te renda. Shoku i tij i klases, Marenglen Dhimi eshte derguar menjehere ne spital, ku ka marre ndihmen e shpejte dhe aktualisht eshte jashte rrezikut per jeten. Policia ka mberritur ne vendngjarje dhe ka konstatuar se shkak i aksidentit ka qene shpejtesia e automjetit dhe alkooli i konsumuar nga drejtuesi i mjetit. Nje vit me pare nje tjeter maturant, nxenes i shkolles tregtare, ka humbur jeten ne nje aksident te ngjashem ne rrugen Vlore-Skele, pas mbremjes se fundvitit.