Milo vullnetarisht te grupi i LSI
Kreu i PDS-së, Paskal Milo, ka bërë publike se nuk do të ndërrojë grup parlamentar, duke i mbetur grupimit me LSI-në.
BLEDAR HOTI
Milo ka bërë të ditur dje se nuk ka ndërmend që të ndryshojë grupin ku ka aderuar më parë në sesionin e kaluar parlamentar dhe prej afro tre vitesh. Disa ditë më parë, kreu i PDS-së, Paskal Milo, zhvilloi një takim me kreun e PS-së dhe të PSD-së, Rama e Gjinushi dhe kjo u pa si devijim nga koalicioni i kreut të Partisë Demokracia Socialdemokrate. Por ky mosndryshim i grupit jep një sinjal që PDS-ja ende nuk ka marrë vendim për bashkëpunim apo për përfshirje në një koalicion me PS-në. “Kam qenë në atë grup parlamentar dhe nuk kam pse të regjistrohem përsëri. Sot kam plotësuar vetëm formularin e adresës sime”, deklaroi Milo për “Panorama”. Por kreu i PDS-së nuk shpjegon publikisht arsyet e mëtejshme se pse nuk ka ndryshuar grup. Moslargimi i tij nga “E Majta për Integrim” tregon se PDS-ja ende nuk ka përcaktuar qartë mënyrën e bashkëpunimit me PS-në dhe PSD-në. Në takimin e zhvilluar në fillim të këtij shtatori, Milo dha sinjale për bashkëpunimin me PS-në, duke lënë të nënkuptohet se do të ishte dhe një interlekutor për afrimin e LSI-së me PS-në. “E Majta për Integrim” së bashku me kreun e PDS-së, Milo, ka gjithsej tetë deputetë. Këtij grupi i është bashkuar dhe deputeti socialist Petro Koçi, i cili së shpejti pritet të krijojë një parti të re. I gjithë ky grup do të shkojë gjithsej në nëntë deputetë. Kreu i PS-së, Edi Rama, e cilësoi si një arritje takimin e disa ditëve me parë në hotel “Tirana” me Milon e Gjinushin, duke i bërë thirrje dhe kreut të LSI-së, Meta. Takimi shihej edhe si nisje e negociatave politike brenda kampit të majtë për krijimin e një koalicioni për zgjedhjet e ardhshme. Dalja e përbashkët në zgjedhje në dy blloqe si e majtë dhe e djathtë shihet dhe si imponimi që bën Kodi i ri Zgjedhor me sistemin proporcional rajonal. Krijimi i një koalicioni nga PS-ja shihet si një mundësi e vetme për fitimin e zgjedhjeve, për këtë po tentohet të merret edhe LSI-ja. Por kreu i kësaj partie, Ilir Meta, ka qenë kundër një bashkëpunimi me PS-në, pa ndryshuar më parë sistemin, nga proporcional rajonal në proporcional i korrektuar kombëtar. Ai në një intervistë dhënë në VOA, ka theksuar se kërkon një koalicion konkret dhe jo për sigurimin e presjeve dhjetore të PS-së. “Nuk jemi dhe nuk mund të bëhemi pjesë e këtij bastardimi të Reformës Zgjedhore. Reforma ka qenë dhe mbetet një obligim i jashtëzakonshëm i LSI-së. Ne nuk u bëmë pjesë e Dushkut në 2005-ën dhe nuk mund të bëhemi tani pjesë e makinacioneve. Ne i paralajmëruam që në fillim. Nëse kanë shqetësimin që të mos humbasë qoftë edhe një votë e vetme, duhet të insistojnë për korrektimin nacional të votës. Eshtë e domosdoshme për sa kohë sistemi është proporcional”, deklaroi Meta.